Allahu i Lartësuar thotë:
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
“Vërtetë ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.” Ez-Zumer: 10. Kjo është e përgjithshme për gjitha llojet e durimit; për durimin ndaj caktimeve të dhimbshme të Allahut, duke mos u hidhëruar me to, për durimin ndaj gjynaheve, duke mos i vepruar ato, për durimin ndaj adhurimeve, derisa njeriu t’i veprojë ato.
Allahu i ka premtuar durimtarëve shpërblim pa masë, d.m.th. pa kufi, pa cak dhe pa sasi, e gjithë kjo vjen për shkak të vlerës dhe pozitës që ka durimi tek Allahu dhe se durimi është ndihmë për çdo çështje.
Burimi: Tefsiri i shejh AbdurRahman es-Sa’dit, Allahu e mëshiroftë, fq. 720.
Përktheu: Besmir Cacani