Pyetja: a janë refuzimet ndaj bidatçive prej metodologjisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, apo e kanë shpikur ata që dëshirojnë përçarjen e njerëzve dhe klasifikimin e tyre?
Përgjigja: o vëlla, lexoje Kuranin! Sa refuzime ka në Kuran ndaj idhujtarëve, ndaj hipokritëve dhe gabimtarëve? Vetë Kurani.. Allahu i kundërpërgjigjet dhe i refuzon ata në shumë ajete.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kundërpërgjigjet dhe refuzon në hadithe. Dijetarët e Selefit kundërpërgjigjen dhe refuzojnë.
Patjetër duhet kundërpërgjigjur dhe refuzuar kundërshtari, sepse kjo bën pjesë tek këshilla për Islamin dhe muslimanët.
Ne nuk heshtim ndaj gabimeve, nuk bëjmë lajka, nuk i shtiremi njerëzve dhe nuk i themi se kjo i përçan njerëzit. Ajo që i përçan njerëzit është e vërteta.
Lëri të përçahen dhe të largohen nga ti. Sa i përket besimtarit, ai gëzohet me të vërtetën dhe gëzohet nëse i tërhiqet vërejtje për ndonjë gabim, në mënyrë që të kthehet nga ai gabim.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani