Allahu i Lartësuar ka thënë:
إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِۦ
“Vërtet Allahu nuk fal që t’i bëhet Atij shirk (ortak apo të barabartë).” En-Nisa’: 48.
Qëllimi me fjalën ‘shirk’ është shirku i madh, ndërsa qëllimi me mos ‘mosfaljen’ d.m.th. ai që vdes duke i bërë Allahut shirk të madh.
Kjo pikë duhet kuptuar.
Së pari: shirku është dy llojësh: shirk i vogël që nuk të nxjerr nga Islami dhe shirk i madh që është kufër i qartë që të nxjerr nga Islami. Qëllimi me fjalën ‘shirk’ në këtë ajet është shirku i madh që të nxjerr nga Islami. Pastaj kuptimi i ‘mosfaljes’, d.m.th. ai që vdes duke i bërë Allahut shirk të madh. Mirëpo, nëse bën shirk e më pas pendohet, atëherë Allahu e falë atë që pendohet.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani