Imam Axhurri, Allahu e mëshiroftë (v. 360 h), ka thënë:
“Dijetarët e hershëm dhe të mëvonshëm, nuk kanë patur mospajtim se Havarixhët janë njerëz të këqinj, të pabindur ndaj Allahut të Lartësuar dhe Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, edhe nëse ata falen, agjërojnë dhe janë të zellshëm në adhurim; kjo nuk u bën dobi atyre. Ata shfaqin se urdhërojnë për mirë dhe ndalojnë nga e keqja, por kjo nuk u bën atyre dobi, sepse janë njerëz që e komentojnë Kuranin sipas ëndjeve të tyre dhe ua shtrembërojnë muslimanëve.
Allahu na ka paralajmëruar prej tyre, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka paralajmëruar, Halifët e Udhëzuar pas tij na kanë paralajmëruar, sahabët radijAllahu anhum dhe ata që i pasuan me mirësi na kanë paralajmëruar.
Havarixhët.. ata janë të këqinjtë dhe të pistët. Ata të cilët janë në medh’hebin e tyre prej Havarixhëve të tjerë, e trashëgojnë këtë medh’heb në kohë të hërshme dhe të tashme, dalin [bëjnë khuruxh dhe kryengritje] ndaj prijësve dhe pushtetarëve dhe e lejojnë vrasjen e muslimanëve.”
Burimi: Esh-Sheriah fq.30 sipas recensimit të Isam Musës.
Përktheu: Besmir Cacani