REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Gjykimi i mevludit – Shejh Zejd el Medkhali

Pyetësi: Allahu ju dhëntë mirësi! Edhe një pyetës nga Egjipti i cili thotë: çfarë gjykimi ka kremtimi i mevludit në Sheriatin Islam?

Përgjigja: mevludi është bidat tek Ehli Sunneti. Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk e ka vepruar përgjatë gjithë jetës së tij, as katër halifët e udhëzuar nuk e kanë vepruar, ndërkohë që ata janë më të diturit e umetit dhe më të dashurit për Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Asnjë sahab nuk e ka vepruar këtë gjë, asnjë dijetar nga pasardhësit e sahabëve nuk e kanë vepruar.

Mevludi është prej bidateve që përmbajnë të këqija që njerëzit kanë njohuri për to; përzierje mes burrave dhe grave, lexim i poezisë së Busirit e cila përmban shirk.

Aty gënjejnë; thonë se Pejgamberi prezanton natën që kremtohet mevludi dhe pretendojnë se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) prezanton bashkë me ta, e kjo është një gënjeshtër mbi Allahun dhe Pejgamberin (alejhis-salatu ues-selam). Këta njerëz janë injorantë nga të devijuarit e sufive, janë prej injorantëve të paditur dhe mashtrohen me këta nxitësa të cilët u thojnë: “Nëse e doni Pejgamberin atëherë kremtoni mevludin (ditëlindjen e tij).”

Kujdes pra kujdes nga ky bidat të cilin e kanë sqaruar humbjen e tij dijetarët e hershëm dhe të mëvonshëm.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani