REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Ndarja e Teuhidit ne katër kategori – Shejh Salih el Feuzan

Pyetësi: në disa vende, ka njerëz të cilët Teuhidin e ndajnë në katër kategori: Teuhid er-Rububijeh, Teuhid el Uluhijeh, Teuhid el Esma ues-sifat dhe Teuhid el Hakimijeh. Cili është mendimi i shkëlqësisë suaj në lidhje me këtë ndarje?

Përgjigja: ndajra që dijetarët i bëjnë Teuhidit dhe ndarja që gjendet në librat e hershëm apo të vonshëm të Akides, është ndajra e Teuhidit në tre kategori: Teuhid er-Rububijeh, Teuhid el Uluhijeh dhe Teuhid el Esma ues-sifat.

Gjykimi me ligjet e Allahut (el Hakimijeh) është pjesë përbërëse e Teuhidit el Uluhijjeh dhe nuk veçohet më vete, ndërsa të tjerë dijetarë e bëjnë pjesë përbërëse të Teuhidit er-Rububijeh. Gjithësesi Teuhidi (el Hakimijeh) është prej pjesëve të kategorive të tjera dhe nuk veçohet më vete.

Kjo ndarje [në katër pjesë] nuk është prej ndarjeve që kanë bërë dijetarët, as nuk gjendet në librat e Akides, madje ka prej dijetarëve që e përmbledhin (ndarjen e Teuhidit) dhe thotë se Teuhidi është dy llojesh: Teuhidi er-Rububijeh bashkë me Teuhidin el Esma ues-sifat dhe Teuhidi el Ibadeh[1], e kështu i përmbledhin në dy kategori.

Ka të tjerë dijetarë të cilët zgjerohen duke e ndarë Teuhidin në tre kategori: Teuhid er-Rububijeh, Teuhid el Uluhijeh dhe Teuhid el Esma ues-sifat. Pra, e ndajnë Teuhidin el Esma ues-sifat nga Teuhidi er-Rububijeh. Pse e bëjnë këtë ndarje? E bëjnë sepse ka pasur kundërshtime dhe kundravajtje tek muattilet[2] prej Xhehmive, Mu’tezilive dhe Mushebbiheve.

Teuhidi el Esma ues-Sifat veçohet për arsye kundërpërgjigjjeje ndaj tyre. Kurse të pohosh një kategori të katërt, kjo nuk është diçka e njohur tek dijetarët. Po ashtu kjo kategori (el Hakimijeh) është pjesë përbërëse e Teuhidit el Uluhijeh, sepse gjykimi me ligjet e Allahut është adhurim, pra është pjesë përbërëse e Teuhidit el Uluhijeh.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] Me të cilin kihet për qëllim Teuhidi el Uluhijeh. (shp)

[2] Mohuesit e cilësive që i përshtaten Allahut, duke e cilësuar me të tjera. (shënim i përkthyesit, marrë nga fjalët e shejh Muhamed Eman el Xhami në Sherhul Akidetil Uasitijeh kaseta 3).