Pyetje: Allahu ju begatoftë! A është i saktë komentimi i fjalës së Teuhidi (fjalës La ilahe il-lAllah) me komentimin: nuk ka Gjykues tjetër veç Allahu, apo: nuk ka ligjvënie dhe Sheriat vetëm se prej Allahut dhe askush nuk ka pushtet mbi askënd, sepse pushteti është i gjithi i Allahut, apo: Allahu nuk ka ortak në krijim dhe zgjedhje?
Përgjigje: lavdi Allahut, dijetarët e kanë sqaruar fjalën La ilahe il-lAllah dhe nuk kemi nevojë për komentimin e Hakimijes, apo komentimet e grupacioneve të vonshme. La ilahe il-lAllah do të thotë: nuk ka të adhuruar me të dretjë përveç Allahut, ky është kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah.
Sa i përket Hakimijes, ajo është pjesë e adhurimit dhe nuk është Hakimija komentimi i fjalës La ilahe il-lAllah, por është pjesë e komentimit të saj. Hakimija është pjesë përbërëse e adhurimit, sepse gjykimi me atë që ka ligjëruar Allahu është adhurim. Hakimija nuk është kuptimi i plotë i fjalës La ilahe il-lAllah, mirëpo është pjesë e saj.
Fjala La ilahe il-lAllah përfshin të gjitha llojet e adhurimit, siç ka thënë Allahu xhel-le ue ala’:
وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلا أَنَا فَاعْبُدُونِ
“Nuk kemi dërguar përpara teje asnjë pejgamber vetëm se i kemi shpalluar atij se: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Meje, kështu që me adhuroni.” El Enbija’:25.
Fjala La ilahe il-lAllah do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut xhel-le ue ala’.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani