REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Disa rukjexhi përdorin ujë me kripë ose ujin e detit për shërimin e magjisë – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: disa rukjexhi, njerëzve që paraqiten tek ta i thonë që të përdorin ujë me kripë, ose ujin e detit për të shëruar magjinë?

Përgjigjja: ky është mashtrues! Magjia shërohet me Kuran, me rukje fetare dhe me ilaçe të lejuara të provuara në prishjen dhe shërimin e magjisë.

Ka ilaçe që Allahu i ka krijuar.

[Në hadith thuhet]: “Çdo sëmundje që Allahu e ka krijuar, po ashtu ka krijuar shërimin e saj”. Këtu bën pjesë magjia dhe gjërat e tjera. Ka njërëz që e dinë shërimin dhe ka të tjerë që nuk i dinë.

Nëse magjisë i dihet një shërim, atëherë ajo përdoret. Sa i përket këtyre gafave si uji me kripë, uji kështu dhe uji ashtu, këto jo! Këto janë mashtrime dhe nuk lejohen. Tillë njerëz duan t’i marrin njerëzve pasurinë me të padrejtë. Ata thonë se ju shërojmë nga magjia.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani