Pyetja: çfarë gjykimi ka lyerja e vetullave dhe bërja e tyre më të errët me laps?
Përgjigjja: nuk lejohet shkujdesja me vetullat!
Gruaja ka për detyrë që t’i lejë vetullat e saja dhe mos të shkujdeset me to, qoftë duke i lyer, duke i shkulur, duke i hequr, duke i rruar apo çfarë do shkujdesjeje tjetër, pasi kjo është prej punëve që Shejtani ua ka zbukurar shumë prej grave.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Allahu e mallkoftë gruan që heq vetullat dhe gruan që kërkon t’ia heqin vetullat, të cilat ndryshojnë krijimin e Allahut.”
Shejtani i ka joshur gratë me kundërshtimin e urdhërit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe me shkujdesjen ndaj vetullave të tyre, ashtu siç ka mashtruar disa burra ose shumë burra që të rruajnë mjekrat e tyre. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që mjekra të rruhet. Ai ka urdhëruar që mjekra të lihet dhe të zgjatet.
Shejtani përpiqet në gjërat që janë në kundërshtim me udhëzimin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ua zbukuron ato njerëzve.
Allahu na ruajtë!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani