REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Vlera e ruajtjes së abdesit – Shejh Muhamed el Uthejmin

Është pyetur shejh Ibën Uthejmin, Allahu  mëshiroftë, rreth vlerës që arrin muslimani nëse e ruan abdesin pas çdo hadethi[1]?

Ndërsa ai është përgjigjur duke thënë: vlera që arrin muslimani nëse ai e ruan abdesin pas çdo hadethi, është se ai vazhdon gjithnjë të jetë i pastër, dhe të vazhduarit në gjendje të pastër është prej veprave të devotshme, sepse ky njeri ndoshta mund ta përkujtojë Allahun subhanehu ue teala në gjitha rastet, e ky përkujtim bëhet në një gjendje të pastër.

Po ashtu, njeriut mund t’i shfaqet rasti të falë namazin në një vend që nuk ka ujë, ndërsa ai është i përgatitur dhe i gatshëm për t’u falur. E rëndësishme është fakti se ruajtja e abdesit përmban dobi të shumta.

 

Burimi: Mexhmu’u fetaua ue raseil vll.11 fq.140.

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] D.m.th. pas çdo veprimi që e prish abdesin. (shp)