REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Moral

Paralajmërim nga inati dhe hasedi – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetje: personi pyet për ndëshkimin e atij që ka inat njerëzit dhe urren të mirën për të tjerët?

Përgjigje: ai e ka detyrë të pendohet tek Allahu, e përsëris; e ka detyrë të pendohet tek Allahu. Për muslimanin është obligim që të dojë të mirën për vëllezërit e tij dhe ta urrejë për ta të keqen. Nuk lejohet për askënd ta ketë inat tjetrin padrejtësisht, as të ketë hased për të dhe as t’ia dojë të keqen. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

لا يؤمن أحدكم حتى يحب لأخيه ما يحب لنفسه

“Nuk beson asnjëri prej jush, gjersa të dojë për vëllain e tij atë ç’ka do dhe për vete.”

Është e detyrueshme për muslimanin që të dojë për vëllezërit e tij të mirën, udhëzimin e përmirësimin, ta urrejë për ta të keqen dhe të mos ketë askënd inat.

Ai që gjen tek vetja e tij urrejtjen e së mirës për vëllezërit, atëherë ta dijë se kjo është sëmundje në zemrën e tij dhe për këtë duhet të pendohet tek Allahu.

 

Burimi

Përktheu Jusuf Kapidani