Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Lavdi Allahut të vetëm, salavatet dhe selamet qofshin mbi atë që s’ka më pejgamber pas tij.
Natën e xhuma, më 9 Ramazan të vitit 1439 h sipas shikimit të Hënës, Allahu ma mundësoi vizitën e shkelqësisë, shejhut dhe prindit Rabi’ ibën Hadi Umejr el Medkhali, Allahu e ruajttë, i cili gjendet në Medinen e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Jemi organizuar me shejh AbdulUahid el Medkhali – Allahu ia shpërbleftë – i cili na organizoi një vizitë. Vëlla Umeri, i biri i shejh Rabisë, na priti në mënyrën më të mirë – Allahu ia shpërbleftë – dhe bashkë me mua ishin vëllezërit prej shujuhëve dhe nxënësve të dijes:
Mu’tez ibën Ahmed el Bedevi, AbdurRahman ibën Galib el Muvasij, Ahmed ibën Xhedh el Hakavij, Umer el Karni, Xhemal ibën Muhamed el Iritri, AbdulKerim el Iritri dhe Ebu Temim AbdulMexhid el Magribi.
Shejhu dhe prindi Rabi’, Allahu e ruajttë, ishte mirë me shëndet dhe lavdia i takon Allahut.
Më pyeti për gjendjen e nxënësve të dijes në Samitah.
I thashë se (gjendja): “Nuk të gëzon dhe thonë: “Ne qendrojmë mënjanë!”
Shejhu dhe prindi Rabi’, Allahu e ruajttë, tha: “Kjo është e kotë! Ata duhet t’i frikësohen Allahut dhe mos të heshtin ndaj të padrejtit, as duhet ta përkrahin, ose duhet të sjellin argumente.”
I thashë: “O shejh, Allahu të ruajttë! Ata thonë se: Muhamed ibën Hadi ka argumente në një dosje jeshile.”
Shejhu, Allahu e ruajttë, tha: “Përkundrazi, ajo (dosje) është e zezë dhe nuk ka asnjë argument.”
Shejhut dhe prindit Rabi’, Allahu e ruajttë, i thashë se: “Ruzejk el Kurashij më ka kundërshtuar kur e kam vendosur Muhamed ibën Hadin tek një tweet, i cili vinte pas një tweet-i që e kishte shkruar një prej vëllezërve, ku në të gjendeshin Halebiu, Me’ribiu, Ar’uri, Haxhuri dhe (Ibrahim) er-Ruhajli.”
Shejhu, Allahu e ruajttë, tha: “Ai madje është më i keq se ata, është më i keq sesa hadaditë; sepse ai i ka thyer në mes Selefitë, ky e ka shëmtuar thirrjen Selefije dhe e ka shqyer atë nëpër botë.
E pyeta shejhun, Allahu e ruajttë dhe i thashë se: “Nasir Zikrij ka dërguar një mesazh ku përmend se shejh Ahmed en-Nexhmi, Allahu e mëshiroftë, i ka dhënë tezkije një drogaxhiu që pin hashash!”
Shejhu dhe prindi Rabi’, Allahu e ruajttë, tha: “A e ka ditur shejh Ahmedi se ai konsumonte hashash dhe i ka dhënë tezkije?”
I thashë se: “E telefonova Ebu Hamza Muhamedin, të birin e shejh Ahmed en-Nexhmit, Allahu e mëshiroftë, dhe e lajmërova për mesazhin e Nasir Zikrit. Ai më tha: “Unë jam i biri i tij, i kam kërkuar tezkije dhe nuk ma ka dhënë, mirëpo më ka thënë: “Nuk të jap tezkije pa u shoqëruar me nxënësit e dijes.”
Shejh Rabi’, Allahu e ruajttë, tha: “Allahu ekber! Nasiri duhet të pendohet tek Allahu dhe duhet ta bëjë pendimin publikisht, përndryshe paralajmërohet prej tij.”
Më pas, shejh AbdurRahman el Muvasij e pyeti shejhun dhe prindin Rabi’, Allahu e ruajttë, dhe i tha: “O shejh! Ata që e mbrojnë Muhamed ibën Hadin apo që përhapin prej tij, a është për t’u shoqëruar me ta dhe për t’i dëgjuar?”
Shejhu Rabi’, Allahu e ruajttë: tha: “Jo, nuk është për t’u shoqëruar me ta. Ata mbrojnë të kotën, si mund të shoqërohesh me ta?!”
Pastaj biseda kaloi në një temë tjetër, e cila lidhet me ata që akuzojnë me irrxha shejh Rabinë, Allahu e ruajttë.
E pyeta dhe i thashë: “O shejh! Për ty thonë murrxhi.”
Shejhu, Allahu e ruajttë, tha: “Allahu i dhëntë atë që meritojnë! Unë e luftoj irrxhanë, unë – in sha Allah – jam prej Ehli Sunetit. Ku janë këta me hadithet e shefatit?! Të cilat i kanë marrë dijetarët.
Ku janë këta me hadithin se do të dalë nga Zjarri ai që ka në zemër qoftë edhe grimcën më të vogël, më të vogël, më të vogël të imanit?! Dhe do të ngelë më i Mëshirshmi ndër mëshiruesit dhe do të nxjerrë nga Zjarri atë që ka thënë “La ilahe il-lAllah”?!
I thashë: “O Shejh! Ata thonë se hadithet e shefatit janë prej argumenteve të paqarta (muteshabih)!”
Shejhu, Allahu e ruajttë, tha: “Ky është argumenti i tyre! Cili të thotë për këtë çështje se je murrxhi, atëherë ti thuaji se është havarixh; sepse i përgënjeshtron hadithet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.”
Pastaj shejhu tha: “Pasha Allahun, unë i dua Selefitë nëpër botë.”
I thashë: “Ne të duam, pasha Allahun të duam!”
Më pas, i përmenda historinë e vizitës sime te shejh Ahmed en-Nexhmit, Allahu e mëshiroftë, kur ai ka qenë i sëmurë në spitalin e mbretit Fehd në Xhazan. Shejhut i thashë: “O shejh Ahmed, pasha Allahun unë të dua më shumë se prindin tim!” Shejh Ahmedi u ul këmbëturqisht dhe tha: “Pasha Allahun, unë Selefitë i dua më shumë se bijtë e mi.”
Shejh Rabi’ tha: “Allahu ekber! Shejh Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, e ka dashurinë për hir të Allahut!”
Pastaj shejhu na porositi për frikë (takva) ndaj Allahut, për zell në kërkimin e diturisë, për leximin e librave të shejhul Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, të fetvave të tij etj, të librave të Ibën Kajimit, Allahu e mëshiroftë, ku prej tyre librin “Zadul ma’ad”.
Më pas i mora leje që t’ia puth kokën, mirëpo m’u betua që mos t’ia puth kokën dhe tha: “Suneti është dhënia e dorës”, andaj ia dhamë dorën, e përshëndetëm dhe suksesi është prej Allahut.
Shkroi: Jahja ibën Ali en-Neharij
Ditën e xhuma, 23 Ramazan 1439 h [08 qershor 2018 g]
Përktheu: Besmir Cacani