Pyetja: a është e lejuar të merret tejemum nga frika se mos del koha e namazit? A e prish abdesin marrja e tejemumit pa arsye dhe a është i saktë namazi?
Përgjigja: kush gjen ujë, atëherë e ka për detyrë të pastrohet me të edhe sikur të këtë frikë se del koha (e namazit), e nuk i lejohet ta lërë dhe të marrë tejemum, vetëm se për një arsye fetare që e pengon nga përdorimi i ujit; si p.sh. sëmundja apo frika e etjes. Kjo, sepse Allahu e ka ligjëruar marrjen e tejemumit në kohën kur mungon uji apo është e pamundur që të përdoret. Marrja tejemum në prezencë të ujit dhe pa një arsye fetare, e bën namazin të pasaktë; sepse namazit i mungon një kusht për saktësinë e tij, e ai është tahareti (pastërtia).
Nga Allahu vjen suksesi, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Kryetar: AbdulAziz ibën Abdullah ibën Baz
Anëtarë: Abdullah ibën Gudejan, AbdulAziz Ali Shejh, Salih el Feuzan dhe Bekër Ebu Zejd.
Burimi: Fetaua el-lexhneti ed-deimeh vëllimi 4, faqe 176. Ose fetvaja nr. 15835.
Përktheu: Besmir Cacani