Shejh i nderuar! Një motër pyet dhe thotë: çfarë gjykimi ka rënia mes’h mbi çorapet e holla të grave?
Përgjigjja: lavdi Allahut, Zotit të krijesave, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, Vulën e pejgamberisë dhe Imamin e njerëzve të devotshëm, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.
Nuk ka problem, qofshin çorape grash apo burrash. Rënia mes’h mbi çorapet e lëkurës apo mbi çorape të holla është e lejuar, me kusht që të vishen me abdes dhe mos ta kalojnë kohën e përcaktuar; një ditë dhe një natë për atë që është vendali, ndërsa për udhëtarin tre ditë dhe tre netë. Po ashtu, njeriu nuk duhet të jetë xhunub, pasi për guslin e xhunubllekut nuk i bihet mes’h çorapeve.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani