Pyetësi: thonë se shejh Rabi’ nuk i ka lexuar argumentet?
Shejh Rabi’: gënjeshtarë, këto janë fjalët e dërguara, ja ku janë fjalët e tija, të gjitha këto fjalë janë llafe, ai nuk ka asnjë argument! Ai nuk ka asnjë argument!
Atyre thuaji: “Sillini argumentet!”
Thuaji: “Nuk ka argumente!”
Thuaji t’i sjellin argumentet e Muhamed ibën Hadit! Thuaji t’i sjellin argumentet e tij.
Shejh Rabi’ nuk i di. Mirë (nuk i ditka), Allahu ju begatoftë! Thonë se nuk i ka lexuar, na i sillni t’i lexojmë!
Pyetësi: po, na i sillni t’i lexojmë! Allahu ju shpërbleftë o shejh!
Shejh Rabi’: fjalët e tija i kam lexuar gërmë për gërmë dhe ai s’ka asnjë argument, fjalët e tija i kam lexuar gërmë për gërmë dhe ai s’ka as gjysmë argumenti; kurrësesi, Allahu të begatoftë!
Dëgjoni çfarë po ju them: ai që ka doktoraturë, ka master dhe dëshmi fakulteti, këta na qenkan injoranta?!
Pyetësi: jo!
Shejh Rabi’: ai thotë se janë saafika, i akuzon dhe i bën bidatçi.
Pyetësi: shejh Rabi’, lavdi Allahut ju keni duruar shumë njerëz; AbdurRahman AbdulKhalik ka gabuar dhe keni duruar ndaj tij, edhe ndaj shejh Muhamedit duhet të duroni!
Shejh Rabi’: e kemi duruar, e kemi duruar, mirëpo fitneja e AbdurRahman AbdulKhalik nuk është as një e dhjeta e fitnes së Muhamed ibën Hadit, sepse kjo e ka kapluar gjithë botë. Ai deklaron qartë se është për mosbashkim. Allahu ju begatoftë! Çfarë të themi?! A të heshtim?! Dëshironi që ne të heshtim?!
Pyetësi: jo nuk heshtim ndaj tij!
Shejhu Rabi’: d.m.th. ai përhap fitnet dhe problemet ndërsa ne “ma sha Allah”! Frikësohuni Allahut dhe qendroni me të sinqertit!
Pyetësi: Allahu ju ruajttë! Allahu ju shpërbleftë!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani