REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Mbrojtja e dijetarëveMenhexh

Gjykimi i akuzimit të dijetarëve – Shejh Rabi’ el Medkhali

Pyetja: “Çfarë gjykimi ka akuzimi i dijetarëve dhe thirrësve të Sunetit?”

Përgjigja: kjo është diçka shumë e rrezikshme, d.m.th. kritikimi dhe akuzimi i njerëzve të vërtetës të dërgon për në akuzimin e Fesë së Allahut, pasi kjo gjë të pengon nga rruga e Allahut. Ky që akuzon njerëzit e të vërtetës, thirrësit për në të vërtetë, thirrësit për në Teuhid, thirrësit për luftimin e shirkut, bidateve dhe devijimeve; akuzimi i tyre të largon nga rruga e Allahut tebareke ue teala.

Ju e dini se çfarë ka thënë Allahu, d.m.th. ata që akuzonin pejgamberët, akuzonin thirrjen e tyre dhe nuk i akuzonin ata si individë, mirëpo thonin “gënjeshtar, magjistar, budalla” e të tjera akuza. Pra, nëse e akuzojnë atë si personalitet, atëherë thirrja e tij humbet dhe kështu ndodh edhe tani. Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve. Nëse ka persona që thërrasin për tek menhexhi Selefi, për tek Libri i Allahut, për tek Suneti i Pejgamberit, për tek menhexhi i pejgamberëve në Akide, për tek luftimi i shirkut sipas metodologjisë së pejgamberëve dhe pastaj vijnë disa njerëz e hedhin akuza ndaj tyre, atëherë kjo do të thotë se ata po bëhen pengesë nga rruga drejt Allahut.

E lusim Allahun që t’u japë këtyre (njerëzve) pendim, të kthehen për tek e vërteta, të njohin vlerën që kanë njerëzit e të vërtetës dhe t’i lejnë njerëzit që e dojnë të vërtetën dhe mos t’i pengojnë nga rruga e Allahut.

 

Burimi: kaseta me titull Vuxhubul ittiba’ lal ibtida’.

Përktheu: Besmir Cacani