REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Gjykimi i marrjes mes’h mbi çorape – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja 76: shejh i nderuar! Çfarë gjykimi ka marrja mes’h mbi çorape apo meste të grisura, apo mbi çorape të holla?

Përgjigjja: mendimi më i saktë është se lejohet të merret mes’h mbi to, pra mbi çorape të grisura dhe mbi çorape të holla prej të cilave shikohet lëkura, sepse me lejimin e marrjes mes’s mbi çorape apo të ngjashme, nuk kihet për qëllim që ato të jenë mbuluese, sepse këmba nuk është auret që duhet mbuluar, mirëpo qëllimi është lehtësimi për njeriun dhe t’i bëhet e lehtë, në mënyrë që mos ta detyrojmë ta heqë çorapin apo mestit kur merr abdes, mirëpo i themi: të mjafton të marrësh mes’h. Ky është shkaku pse është ligjëruar marrja mes’h mbi meste. Sipas këtij shkaku – siç e shikon – nuk ka dallim mes mesteve apo çorapeve të grisura, mes atyre të rregullta, të holla apo të trasha.

 

Burimi: Fik’hul ibadat.

Përktheu: Besmir Cacani