REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Gjërat që e bëjnë të obliguar guslin, a janë prej gjërave që e prishin abdesin – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja 77: shejh i nderuar! Gjërat që e bëjnë të obliguar guslin, a konsiderohen prej gjërave që e prishin abdesin, apo jo?

Përgjigjja: ajo që njihet tek dijetarët tanë të fik’hut, Allahu i mëshiroftë, është se: çdo gjë që e bën të obliguar guslin, e bën të obliguar edhe abdesin, përveç vdekjes. Bazuar mbi këtë, ai që lahet për një nga gjërat që e bëjnë obligim guslin, patjetër duhet të bëjë nijet abdesin. Ose merr abdes, ose mjaftohet duke marrë gusël duke bërë nijet të dyja (edhe guslin edhe abdesin). Shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, është i mendimit se nijeti i guslit nga hadethi i madh, mjafton për nijetin e abdesit, sepse Allahu azze ue xhel-le ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ ۚ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُوا ۚ وَإِن كُنتُم مَّرْضَىٰ

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër (si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (duke u larë krejtësisht)! Por, në qoftë se jeni të sëmurë[1] deri në fund. Pra, në rast xhunublleku, Allahu i Lartësuar ka përmendur vetëm pastrimin dhe nuk ka përmendur abdesin. Po ashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i pat thënë një burri kur i pat dhënë ujë për të marrë gusël: “Shko dhe hidhja vetes”[2] dhe nuk i ka përmendur abdesin. E transmeton Buhariu nga hadithi i Imran ibën Husajn, në një hadith të gjatë.

Mendimi i shejhul Islam Ibën Tejmijes është më afër të vërtetës, se ai që ka hadeth të madh, nëse bën nijet heqjen e hadethit të madh, atëherë mjafton për heqjen e hadethit të vogël.

Bazuar mbi këtë, gjërat që e bëjnë oglibim guslin janë të ndara nga gjërat që e prishin abdesin.

 

Burimi: Fik’hul ibadat.

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] El Maideh: 6.

[2] Pjesë nga një hadith i gjatë i transmetuar nga Buhariu, kitabu et-tejemum, babu es-saidi et-tejjibi vudu’ul muslim, nr. 344.