Pyetja 78: shejh i nderuar! Përmendët se prej gjërave që e bëjnë obligim guslin është xhunublleku, andaj cilat janë dispozitat që lidhen me xhunubllekun?
Përgjigjja: dispozitat që lidhen me xhunubllekun janë:
E para: njeriu që është xhunub e ka të ndaluar namazin, qoftë namaz farz apo nafile, madje edhe namaz xhenazeje.
Së dyti: e ka të ndaluar të bëjë tavaf rreth Qabes.
Së treti: i ndalohet prekja e mus’hafit (Kuranit).
Së katërti: i ndalohet qëndrimi në xhami pa abdes.
Së pesti: i ndalohet leximi i Kuranit derisa të lahet.
Këto janë pesë dispozita që lidhen me personin që është xhunub.
Burimi: Fik’hul ibadat.
Përktheu: Besmir Cacani