REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Kushtet e mesteve – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja 75: shejh i nderuar! Mirëpo a ka kushte që lidhen me mestet, qofshin meste lekure apo çorape?

Përgjigjja: ato nuk kanë kushte, përveç faktit se duhet të jenë të pastra. Nëse mestet nuk janë të pastra, atëherë nuk bëjnë për të marrë mes’h. Nëse njeriu merr meste nga lëkura të pista, sikur lëkura e qenit dhe e kafshëve grabitqare, atëherë ato nuk bëjnë për të marrë mes’h, sepse janë të pista dhe e pista nuk bën që të merret në namaz. Marrja mes’h vetëm se ia shton papastërtinë të pistës.

 

Burimi: Fik’hul ibadat.

Përktheu: Besmir Cacani