REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhSelefitë

Kush janë ndjekësit e Sunetit dhe Xhematit? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: Kush janë ndjekësit e Sunetit dhe Xhematit?

Përgjigjja: Ndjekësit e Sunetit dhe Xhematit janë ata të cilët u kapën për Sunetin dhe u bashkuan në të dhe nuk u mënjanuan tek (rrugët) e tjera, as në çështjet e dijes e besimit dhe as në çështjet e veprave e dispozitave. Për këtë arsye u emërtuan ndjekësit (pasuesit) e Sunetit sepse tek ai u kapën.

Gjithashtu u emërtuan ndjekësit e Xhematit sepse tek ai edhe u bashkuan. Nëse vështron me vëmendje gjendjet e ithtarëve të bidatit do t’i shohësh të ndarë në ç’ka janë prej menhexhit të besimit apo të veprave. Kjo tregon e argumenton se ata janë aq larg nga Suneti me aq sa kanë shpikur prej bidatit.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua esh-shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin 1\37.

Përktheu: Jusuf Kapidani