REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Marrja e diturisëMenhexh

Prej shkaqeve më të mëdhaja të devijimit të rinjve – Shejh Ubejd el Xhabiri

Nga përzierja ime e paktë, e cila vëllezërve dhe bijve të mi i duket e shumtë, [nga përzierja] me rininë, me problemet e tyre, me luhatjen e shumë prej tyre dhe me ikjen e disa prej tyre bashkë me stuhitë e epsheve; për realitetin e tyre më janë bërë të qarta disa shkaqe:

Shkaku i parë: se këta të rinj nuk kanë qenë të vendosur në shoqërimin me dijetarët e thelluar në dituri dhe kam për qëllim diturinë e Sunetit, pasi ajo është dituria me të cilët bëhen të qarta simbolet e menhexhit Selefi. Kemi parë që shumë prej tyre shkojnë sa djathtas sa majtas, derisa bien në kurthet e dyshimeve dhe pështjellimeve. Për këta të rinj do të ishte më e mirë që të qëndronin me dijetarët e Sunetit dhe fukahatë e menhexhit Selefi, pasi me dijetarët e Sunetit është mbrojtja dhe ruajtja nga të rënit në kurthet e dyshimeve. Kur nuk qëndruan në një vend, kur nuk u përgatitën që të qendronin dhe nuk duruan në marrjen (e dijes) nga dijetarët, ata e pëlqyen ngutjen dhe puna e tyre shkoi duke rënë në dyshime; të vërtetat iu kthyen përmbys dhe bidati iu përzi me petkun e Sunetit.

Shkaku i dytë: dituria e paktë fetare. Shumë prej njerzëve të cilët i përkatësohen Selefizmit dhe e deklarojnë atë, nuk drejtohen nga dituria, mirëpo është vetëm një ndjenjë dhe pëlqim. Kësaj kategorie shumë shpejt i paraqiten njerëzit e gojës, të cilët ia ndërrojnë mendimin dhe i sjellin nga të duan, sepse ai nuk posedon dituri që të largojë dyshimet dhe t’i kundërpërgjigjet të kotave.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka lajmëruar duke thënë: “Kujt ia dëshiron Allahu të mirën, atëherë i jep kuptim në fe.” Ky hadith i saktë, është i drejtpërdrejtë në argumentimin se rruga e mirë, e mira e plotë dhe e përgjithshme që sjell lumturinë në Dynja dhe Ahiret ka vetëm një rrugë, që është kuptimi (dituria) në fenë e Allahut.

Kush nuk ka kuptim (dituri) në fenë e Allahut, kush e paraqet veten tubimeve të dyshimta dhe e hedh në fushëbetejën e luftës pa patur mundësi të luftojë dhe pa patur armë, atëherë ky bie në shkatërrim dhe ikën bashkë me stuhinë.

Shkaku i tretë: ngutja e disa të rinjve për të zbuluar apo siç i thonë për të ditur dhe njohur atë çfarë kanë të tjerët. Ne i kemi ndaluar nga shoqërimi i bidatçive dhe i kemi nxitur që të shoqërohen me Ehli Sunetin. I kemi thënë që s’kanë punë me ta.

Pasha Allahun, ne e duam udhëzimin për të gjithë dhe na vjen keq për atë që bie në bidat. Po të kishin diçka në dorë, do ta largonim atë prej bidatit sa të kishim mundësi, mirëpo kjo nuk është në dorën tonë. Ne kemi në dorë udhëzimin e sqarimit. Këta të rinj nuk e kanë udhëzimin e sqarimit, andaj futen nëpër tubime dhe bien në kurth.

 

Burimi: kaseta Esbabul inhiraf

Përktheu: Besmir Cacani