REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Si largohet besimtari nga syfaqësia (rijaja)? – Shejh Zejd el Medkhali

Pyetja: si largohet besimtari nga syfaqësia në veprat e tij (rijaja), dhe a e dëmtojnë lëvdatat e njerëzve për adhurimin që bën?

Përgjigja: veprat janë sipas qëllimeve, kështu që kush lëvdohet nga njerëzit për veprat e mira që bën, ndërsa ai këto vepra i bën për të kënaqur Allahun, atëherë lëvdatat e njerëzve janë dëshmi nga ana e tyre për atë që bën, dhe nuk e dëmtojnë. Nëse ai ndjen diçka kur lëvdohet apo kur njerëzit flasin mirë për të, nëse dëgjon njerëz që e lëvdojnë dhe ndjen diçka prej vetkënaqësisë dhe syfaqesisë në zemrën e tij, atëherë le t’i drejtohet Allahut azze ue xhel-le dhe të thotë duanë që ka ardhur nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

اللهمَّ إني أعوذُ بك أنْ أُشرِكَ بك و أنا أعلمُ ، و أستغفرُك لما لا أعلمُ

“O Zot! Kërkoj mbrojtje tek Ti nga të bërit Ty shirk diçka që e di, dhe të kërkoj falje për atë që nuk e di.”

Me lejen e Allahut do të ikë nga zemra ajo dobësi apo ajo vetkënaqësi; me fuqinë e Allahut.

 

Burimi: el Ikd el munaddad 1/28.

Përktheu: Besmir Cacani