REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimi

Si të mbrohemi nga gjynahet – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: më tregoni një vepër që më mbron nga gjynahet?

Përgjigjja: vepra që të mbron prej gjynaheve, nga më të rëndësishmet është falja e namazit, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

اتْلُ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِنَ الْكِتَابِ وَأَقِمِ الصَّلاةَ إِنَّ الصَّلاةَ تَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاءِ

“Lexo atë çfarë të është shpallur ty (o Muhamed) dhe fale namazin, sepse vërtet namazi të ndalon nga të këqijat.”[1]

Nëse njeriu e fal namazin e tij, duke e falur në formë të plotë, me kushtet, shtyllat, obligimet dhe aq sa mundet prej veprave të pëlqyeshme.. dhe prej kushteve me të rëndësishme, është falja e namazit me përulje në të, me prezencë të zemrës, duke mos folur me vete, pa vesvese dhe mendime; kjo është prej kushteve më kryesore të faljes së namazit. Nëse e fal namazin në këtë formë, atëherë ai do të jetë prej shkaqeve që do ta pengojnë nga gjynahet e mëdha dhe të vogla.

Po ashtu, prej shkaqeve kryesore është edhe leximi i atyre që janë mbrojnë nga shejtanët, si leximi i ajetit Kursij:

اللَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلا يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

“Allahu! Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori.”[2]

Vërtet kush e lexon (ajetin Kursij) natën, vazhdon të jetë i mbrojtur nga Allahu dhe shejtani nuk i afrohet deri në mëngjes.

Po ashtu, nëse njeriu mendon për të bërë gjynah, atëherë ai kërkon mbrojtje dhe strehin tek Allahu nga shejhtani i mallkuar, sepse Allahu i Lartësuar thotë:

وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“Nëse shejtani përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet Ai dëgjon dhe di gjithçka.”[3]

 

Burimi: kaseta 37 i vargut Nurun ala ed-derb.

Përktheu: Besmir Cacani

______________________

[1] El Ankebut: 45.

[2] El Bekare: 256.

[3] El Earaf: 200.