REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Dhënia parà fëmijëve për Bajram – Komisioni i Përhershëm për Fetva

Pyetja: kemi fëmijë të vegjël dhe në vendin tonë jemi mësuar që në varësi të Bajramit – qoftë Fitër Bajram apo Kurban Bajram – t’i japim një shumë të vogël parashë, me qëllim që t’ia gëzojmë zemrat. Ky zakon i Bajramit a është bidat, apo nuk ka problem? Na jepni dobi [me përgjigje], Allahu ju dhëntë dobi!

Përgjigjja: nuk ka problem në të, madje kjo është prej zakoneve të bukura dhe bën pjesë tek gëzimi i muslimanit; i madh apo i vogël qoftë, dhe është prej gjërave që Sheriati i pastër ka nxitur për të.

Prej Allahut vjen suksesi. Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Hulumtime Akademike, nr 20195. Vll.26 fq.348.

Kryetar: AbdulAziz ibën Abdullah ibën Baz

Nënkryetar: AbdulAziz Aali Shejh

Anëtar: Salih el Feuzan

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

 

Përktheu: Besmir Cacani