REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhZekatiZekati i Fitrit

Përgjigje ndaj disa pyetjeve të shpeshta lidhur me Zekatin e Fitrit

  • Zekati i Fitrit jepet nga koha kur perëndon Dielli në ditën e fundit të Ramazanit – që i bie të jetë nata e parë e muajit Sheual – deri në përfundim të namazit të Bajramit. Lejohet që Zekati i Fitrit të jepet një apo dy ditë përpara. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/373; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Masa e obliguar për Zekatin të Fitrit është një sa’a për çdo person, sipas sa’it të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që afërsisht është 3 kg. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/371; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi dhe Abdullah ibën Gudejan).

 

  • Nuk lejohet që Zekati i Fitrit të jepet në parà, sepse argumentet fetare tregojnë se është obligim të jepet ushqim dhe nuk lejohet që të lihen argumentet fetare për fjalën e një personi. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/379; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi dhe Abdullah ibën Gudejan).

 

  • Zekati i Fitrit jepet në vendin ku banon dhe lejohet të dërgohet tek të varfërit e një vendi tjetër, banorët e të cilit kanë më shumë nevojë. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/369; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Nëse harron të japësh Zekatin e Fitrit në kohën e tij, njeriu nuk ka gjynah, mirëpo duhet ta japë më vonë (kada). (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/372; AbdulAziz ibën Baz, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Imamit të xhamisë apo të ngjashmit me të që janë të besueshëm, i lejohet që ta mbledhin Zekatin e Fitrit dhe më pas ta shpërndajë tek të varfrit, me kusht që t’i mbërrijë nevojtarëve para namazit të Bajramit. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/369; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Nëse i jep parà shoqatës që ajo të blejë ushqim për të varfrit, atëherë shoqata e ka për obligim që ta bëjë këtë gjë përpara namazit të Bajramit dhe asaj nuk i lejohet që ta nxjerrë në parà (Zekatin e Fitrit). (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/379; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi dhe Abdullah ibën Gudejan).

 

  • Kush posedon ushqim për ditën e Bajramit vetëm për veten dhe familjarët, atëherë i bie obligimi i nxjerrjes së Zekatit të Fitrit. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/369; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Nuk lejohet që Zekati i Fitrit të jepet për ndërtim të një xhamie apo për projekte bamirësie. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/369; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Pëlqehet që të jepet Zekati i Fitrit për foshnjen që është në barkun e nënës, ngase e ka bërë Uthmani radijAllahu anhu, mirëpo nuk është obligim (uaxhib) sepse nuk ka argument për këtë gjë. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/366; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi dhe Abdullah ibën Gudejan).

 

  • Nuk dimë ndonjë dua të veçantë që thuhet kur nxirret Zekati i Fitrit. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/387; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Zekati i Fitrit nuk nxirret për mosbesimtarin dhe gjithashtu nuk i jepet. (Komisioni i Përhershëm për Fetva 9/375; AbdulAziz ibën Baz, AbdurRezak Afifi dhe Abdullah ibën Ku’ud).

 

  • Nuk lejohet që Zekati (i Fitrit) t’i jepet vajzës, mirëpo nëse burri i saj është i varfër, atëherë ia jep burrit të vajzës. Nëse burri i vajzës është i varfër, nuk ka problem t’i jepet, kurse t’ia japësh vajzës, apo mbesës, apo nipit, apo gjyshes, apo babait, kjo jo! Ata që quhen “degë” dhe “rrënjë” nuk i jepet Zekati i Fitrit. Mirëpo, nëse ia jep motrës së varfër, apo hallës, apo tezes, apo xhaxhait të varfër që nuk është në shtëpi me ta, kjo nuk ka problem. (Shejh Ibën Baz, kaseta 417 Nurun alad-derb dhe gjithashtu nga faqja e tij zyrtare).

 

  • Të japësh makarona vlen (për Zekat Fitrit) përderisa është prej ushqimeve bazë të njerëzve. (Shejh Ibën Uthejmin në librin esh-Sherhul mumti’ 6/182-183).

 

  • Nëse Zekati i Fitrit nxirret nga ushqimi i prishur, si p.sh. i ka ndërruar shija, është me krimba etj, atëherë ai nuk është i vlefshëm. (Shejh Ibën Uthejmin në librin esh-Sherhul mumti’ 6/182-183).

 

  • I varfëri, pasi e merr Zekatin e Fitrit, mund të bëjë ç’të dojë me të, mund ta hajë, mund ta ruajë, mund ta shesë, mund ta dhurojë, mund ta japë përsëri sadaka. Kjo nuk na përket neve, por ajo që jemi urdhëruar të bëjmë është që t’i japim një sa’a ushqim. (Shejh Ibën Uthejmin në librin Mexhmu’ fetaua 6/556).

 

Përgatiti: Besmir Cacani