REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Namazi

Gjykimi i faljes katër rekate para namazit të iqindisë – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja (ص،ح): falem katër rekate para ikindisë. A është më mirë që t’i fal të katërta bashkë apo dy e nga dy?

Përgjigjja: Është e ligjëruar për ç’do musliman dhe muslimane, të fali para ikindie katër rekate dhe të japë selam në ç’do dy rekate, për fjalën e pejgamberit, sal-laAllahu alejhi ue sel-lem:

رحم الله امرا صلى قبل العصر أربعا

“E mëshiroftë Allahu atë që fal katër (rekate) përpara As’r-it (ikindisë)“.

Dhe për fjalën e pejgamberit, sal-laAllahu alejhi ue sel-lem:

صلاة الليل و النهار مثنى مثنى

“Namazi i natës dhe i ditës është dy e nga dy”.

Allahu na dhëntë sukses!

 

Burimi: Mexhmu’ul fetaua ue makalat (11/386).

Përktheu: Jusuf Kapidani