Pyetja: a i lejohet udhëtarit që ka falur xhumanë bashkë me vendasit, ta bashkojë me iqindinë
Përgjigjja: kjo gjë nuk i lejohet, sepse xhumasë nuk i bashkohet gjë, mirëpo iqindinë e fal në kohën e saj.
Ndërsa, po të falë udhëtari në ditën e xhuma namazin e drekës, duke mos e falur namazin e xhumasë bashkë me vendasit, atëherë nuk ka problem nëse e bashkon (drekën) me iqindinë.
Kjo, sepse udhëtari nuk e ka për obligim të falë namazin e xhumasë dhe, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka bashkuar mes drekës dhe iqindisë në Haxhin e Lamtumirës, në Ditën e Arafatit, me një ezan dhe dy ikamete, kështu që nuk ka falur namaz xhumaje.
Burimi: Mexhmu’ fetaua ue makalat 12/300.
Përktheu: Besmir Cacani