Pyetësi: sot familjet tona në Palestinë, janë në një konflikt të vazhdueshëm me çifutët; a lejohet fetarisht, nëse ndonjëri prej nesh kap ndonjë çifut, a lejohet ta vrasë?
Shejh Albani: a lejohet çfarë?
Pyetësi: a lejohet vrasja e tij?
Shejh Albani: a lejohet të vrasë çifutin ku? Ku ta vrasë? Këtu apo atje?
Pyetësi: atje!
Shejh Albani: atje! O vëlla, a nuk e shikoni se kur vritet një çifut, në vend të tij vriten shumë muslimanë, a nuk e keni parë këtë? Të vrarët muslimanë janë më të shumtë apo ata çifutë?
Pyetësi: janë prej muslimanëve, mirëpo këto gjëra janë të domosdoshme në mënyrë që t’i frikësojmë.
Shejh Albani: jo, kjo nuk është e domosdoshme.
Pyetësi: mirë pra, por deri kur?
Shejh Albani: jo, kjo nuk është e domosdoshme.
[Thotë poeti]:
I kulloti Sa’di dhe me rrobë ishte mbështjellë
Po nuk kulloten kështu o Sa’d devetë
Imagjino tani sikur kjo gjendje të vazhdojë kështu, cili do të ishte përfundimi? Muslimanët shikojnë, palestinezët theren dhe cili do të jetë përfundimi?
Vritet një çifut dhe në vend të tij vriten dhjetëra palestinezë, burgosen me mijëra dhe cili është përfundimi?
A është kjo fitore mbi çifutët?
Nuk është kjo rruga, mirëpo në realitet muslimanët sot kanë gabuar rrugën e xhihadit. Xhihadi fillohet me xhihadin e vetvetes, sikurse ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Muxhahid (luftëtar) është ai që lufton ëndjen (epshin) e tij për hir të Allahut.” Nuk po them hadithin e njohur mes gjuhëve të njerëzve “u kthyem nga xhihadi i vogël për tek xhihadi i madh”, ky hadith është i dobët, mirëpo mjafton në vendin e tij hadithi i saktë, i cili është thënia e tij alejhis-salatu ues-selam: “Muxhahid (luftëtar) është ai që lufton ëndjen (epshin) e tij për hir të Allahut.”
Burimi: el Huda uen-nur 317, fetvaja nr 22.
Përktheu: Besmir Cacani