REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhSelefitë

Definicioni dhe gjykimi i hizbijes – Shejh Ubejd el Xhabirij

Pyetësi nga Gjermania thotë: cili është definicioni i hizbijes dhe cili është gjykimi i saj?

Përgjigjja: pyetja jote o biri im nga Gjermania përbëhet nga dy pjesë:

E para: rreth kuptimit që ka hizbija. Them: të lumtë që bëre këtë pyetje, sepse shumë njerëz e urrejnë hizbijen dhe nuk ia dinë kuptimin e saj, e ndoshta ai bie në të pa e ditur. Hizbije është aderimi tek një individ, apo disa individë, apo grupacioni tjetër përveç Ehli Sunnetit dhe Xhematit, të cilët janë selefitë. Ndoshta mund të aderojnë në disa grupacione, ku p.sh. mund të vëresh se i përkatësohet xhematit Tablig, xhematit të Ikhuanëve, xhematit të Xhihadit dhe të tjera xhemateve propaganduese bashkëkohore, të cilat, të gjitha janë të humbura dhe që të humbin. Këtë e them pa problem, sepse këtë besim kam. (Të tillë njerëz) do të vëresh prej tij sesi miqëson për shkak të aderimit tek disa persona, apo tek një prej individëve, pra miqëson dhe armiqëson për ta.

Për këtë, shejhul Islam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush i cakton njerëzve një njeri, ku miqësohet dhe armiqësohet për atë njeri, atëherë ai është prej atyre që e kanë përçarë Fenë dhe janë të ndarë në grupe.”

Me këtë përgjigje të shkoqitur, besoj – inshaAllah – e kuptove definicionin e hizbijes dhe se ajo e ka zanafillën nga “grupimi”.

Sa i përket pjesës së dytë, ku ti pyet për gjykimin e hizbijes, ajo është bidat dhe humbje.

Kush aderon dhe i bashkangjitet një grupi tjetër përveç selefive, të cilët janë Njerëzit e Hadithit (Ehlul Hadith) – janë Njerëzit e Gjurmëve, janë Grupi i Shpëtuar dhe janë Ehlus-Sunneti uel Xhema’ah – atëherë ky ka rënë në hizbijen e urryer, është prej atyre që e kanë përçarë Fenë e tyre dhe janë të ndarë në grupe. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani