Detyra e dijetarit të Fèsë, është:
-Të jetë aktiv në udhëzim, sa herë humbja bëhet aktive.
-Të shpejtojë në mbrojtje ndaj të vërtetës, sa herë shikon që e kota e sulmon.
-Të luftojë bidatin, të ligën dhe shkatërrimin, përpara se të zënë vend e të rriten, përpara se të shndërrohen në diçka të zakonshme te njerëzit, përpara se të hedhin rrënjë tek individët, pastaj të jetë e vështirë ç’rrënjosja e tyre.
-Të jetë i pari në rreshtat e luftës dhe mos të jetë i fundit.
-Të jetë në vendin e mjekut këshillues, në diagnostikimin e sëmundjes, që t’i shpëtojë njerëzit dhe jo t’i mashtrojë.
-Të vihet në dijeni për grupacionet e liga, jo që bëhet si ata, por t’i shkatërrojë qëllimet e tyre.
Burimi: Etharul imam Muhamed el-Beshir el-Ibrahimi 4/117.
Përktheu: Jusuf Kapidani