REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Kushtojini rëndësi fëmijëve – Shejh Abdullah elBuhari

Them: kushtojini rëndësi fëmijëve dhe të vegjëlve; kush ka fëmijë apo vëllezër të vegjël! Kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe nuk lejohet të lihet pas dore, pasi ky fëmijë nesër do të bëhet djalosh i ri dhe burrë, andaj përkujdesja ndaj tij është diçka shumë e rëndësishme dhe e theksuar.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është përkujdesur ndaj fëmijëve. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, merrej (dhe kujdesej) për Hasanin në kohën kur ai ecte këmbadorazi dhe, kur Hasani shkoi tek hurmat e sadakasë, tha: “Kih, kih”, apo: “keh, keh” sepse janë dymbëdhjetë forma që mund të shprehet (në gjuhën arabe). Më pas, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shtoi: “A nuk e di se ne nuk ushqehemi prej hurmave që janë sadaka?!”

Hasani ka qenë i vogël, e megjithëkëtë ai e edukon dhe e mëson.

Këtë gjykim e marrim ne që jemi pas tij.

Them: këto janë dispozita dhe dobi (për ne).

Pra, është shumë e rëndësishme që t’i kushtohet rëndësi fëmijëve. Kush e humb fëmijën e vet, vërtet ai ka humbur një thesar të çmueshëm, andaj mos të qortojë tjetër veç vetes.

Kujdesu për fëmijën tënd, kushtoji rëndësi, këshilloje, edukoje me edukatë të dobishme dhe inshaAllah fëmija yt do të sjellë dobi kur të kesh nevojë për të.

Në hadithin e saktë thuhet: “Nëse njeriu vdes, atëherë veprat e tija shkëputen, përveç tre gjërave”, më pas Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “ose një fëmijë i devotshëm që lutet për të.”

Devotshmëria e prindërve ka ndikim për devotshmërinë e fëmijëve, sikurse thotë Allahu xhel-le ue ala’:

وَكَانَ أَبُوهُمَا صَالِحًا

Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë.” ElKehf: 82.

Kujdes! Rregullo veten dhe përpiqu të rregullosh kë? Të rregullosh fëmijët tuaj, Allahu të begatoftë!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani