REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Moral

Gënjeshtra e 1 Prillit – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: është e njohur mes njerëzve jashtë vendit – në vendet mosbesimtare – gënjeshtra e prillit, me datë 1 prill sipas kalendarit gregorian. Disa muslimanë, i pasojnë mosbesimtarët në këtë gjë, ku e shikojnë të lejuar të gënjejnë atë ditë. Si e mendoni këtë besim dhe këtë përngjasim?

Përgjigjja: lavdia i takon Allahut!

Gënjeshtra nuk lejohet absolutisht në çdo kohë. Nuk lejohet pasimi i mosbesimtarëve dhe as përngjasimi me ta në këtë gjë, apo në tjera gjëra, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.”

 

Burimi: Fetaua esh-shejh li mexhel-leti esh-shekaik nr. 32 Safer.

 

Pyetja: shpresojmë prej jush të jepni një orientim të përgjithshëm lidhur me gënjeshtrën e prillit, e cila përsëritet herë pas here?

Përgjigjja: kjo është diçka e sjellë, është prej zakoneve të kota, dhe nuk është prej veprave të muslimanëve. Gënjeshtra nuk lejohet, as në prill dhe as në një kohë tjetër. Gënjeshtra është haram; gënjeshtra mbi Allahun, gënjeshtra mbi Pejgamberin e Tij, gënjeshtra mbi njerëzit, janë haram dhe janë prej gjynaheve të mëdha. Allahu e ka ndaluar gënjeshtrën, ka ndaluar prej saj dhe ka kërcënuar gënjeshtarët, andaj gënjeshtra nuk lejohet në asnjë kohë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani