REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Zekati

Kapitulli i Zekatit – Shejh Abdullah el Bessam

Zekati në aspektin gjuhësor: Do të thotë rritje dhe pastrim; ka kuptimin e shtimit dhe pastrimit të pasurisë.

Në terminologjinë fetare: Është një e drejtë e detyrueshme e një sasie të caktuar pasurie, si: bagëtia, ajo që del nga toka, ari dhe argjendi, si dhe mallrat e tregtisë, për një kategori të caktuar (marrësish), që janë tetë kategoritë e përmendura në suren Et-Teube.

Kategoritë janë : fukarai, miskini, ai qe mbledh zekatin, udhëtari qe ngel në rrugë, ai që është në xhihad kërkuesi i diturisë, ai që sapo ka hyrë në Islam, ai që ka borxhe dhe ai që është i zënë rob.

Kjo bëhet në një kohë të caktuar, që është plotësimi i vitit hënor (hixhri) për pasuritë që nuk janë prodhime bujqësore, ndërsa për prodhimet bujqësore, me kohën e vjeljes së tyre fillon edhe koha e detyrimit të zekatit.

Është quajtur ‘zekat’ në Sheriat, për shkak të përputhjes me kuptimin gjuhësor, sepse në të ka zhvillim të pasurisë, pastrim të saj dhe pastrim të pronarit të saj. Ai është një nga shtyllat e fè-së. Detyrimi i tij është vërtetuar me Librin (Kuranin), Sunetin dhe konsensusin (ixhmanë), si dhe me analogjinë e saktë.

Kushtet e detyrimit të tij janë:

1- Islami, pra nuk është detyrim për jobesimtarin, edhe pse ai do të merret në përgjegjësi për të në botën tjetër dhe dënohet për lënien e tij.

2- Zotërimi i nisabit (pragut minimal), që është 85gram flori ose 595 gramë argjend, sqarimi i të cilit do të vijë, inshaAllahu.

3- Kalimi i një viti(hijri), përveç atij që del nga toka, pasi detyrimi i tij lidhet me kohën e prodhimit, siç u përmend.

Zekati është prej mirësive të Islamit, i cili ka ardhur me barazi, mëshirë, dhembshuri dhe solidaritet, duke prerë rrënjët e ç’do të keqeje që kërcënon virtytet, sigurinë dhe mirëqenien, si dhe ç’do gjë që prish themelet e jetës së kësaj bote dhe të botës tjetër.

Allahu e ka bërë atë pastrim për poseduesin e tij nga veset e koprracisë, zhvillim material dhe shpirtëror, si dhe barazi mes krijesave të Tij në atë që u ka dhënë prej pasurisë.

Ai është gjithashtu ndihmë nga të pasurit për vëllezërit e tyre të varfër, të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë jetesën e tyre, dhe nuk kanë pasuri e as mundësi për të punuar.

Ai realizon solidaritet mes zemrave dhe bashkim të fjalës, duke sjellë stabilitet për qetësinë, i cili nuk qëndron i fortë nëse ekziston një grup njerëzish që vetëm e grumbullojnë  pasurinë e tyre dhe nuk e nxjerrin zekatin e asajë, ndërkohë që të varfrit janë në nevojë.

Nga urtësitë e kësaj dispozite madhështore kuptohet se Islami është fè e drejtësisë dhe shoqërisë: ai garanton jetesën dhe ushqimin për të varfrin që nuk është i aftë, dhe i jep të pasurit lirinë për të zotëruar pasurinë në këmbim të përpjekjes dhe punës së tij.

Ky është drejtimi i drejtë që ndërton botën dhe është shpëtim për fènë dhe për dynjanë tënde; nuk është as komunizëm ekstrem dhe as kapitalizëm i egër.
Allahu i Lartësuar, Ka paralajmëruar kundër mosdhënies së Zekatit në shumë tekste, duke kërcënuar me dënim të ashpër për këtë. Ndër to është fjala e të Lartësuarit:

وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِن فَضْلِهِ هُوَ خَيْرًا لَّهُم ۖ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَّهُمْ ۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۗ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ

“Dhe asnjëherë të mos mendojnë ata, të cilët bëhen koprracë me atë që Allahu u ka dhënë nga mirësia e Tij, se kjo është më mirë për ta. Përkundrazi, kjo është më keq për ta. Ajo me çka u treguan koprracë, do t’u mbështillet rreth qafës së tyre (si vargonj) në Ditën e Kiametit…” [Suretu Ali Imran: 180].

Gjithashtu, vjen në ‘Sahihun e Buharit’ se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue Sel-lem, ka thënë: “Atij që Allahu i ka dhënë pasuri e ai nuk e jep zekatin e tij, ajo do t’i shndërrohet në Ditën e Kiametit në një gjarpër të madh helmues, i cili do t’i mbështillet rreth qafës në Ditën e Kiametit e pastaj do t’a kafshojë në dy anët e nofullave të tij e do t’i thotë: Unë jam pasuria jote! Unë jam thesari yt!”.

 

Burimi: Tejsirul Al-lam sherhu umedetil ahkam kapitulli i Zekatit.

Përktheu: Idris Manushi