REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Historiku i shfaqjes së bidatit të kremtimit të mevludit të Pejgamberit – Shejh AbdulMuhsin el Abbad

Mevludet që janë shpikur në shekullin e katërt, të parët që e kanë shpikur janë Ubejditë, të cilët kanë udhëhequr Egjiptin në atë shekull. Ka thënë el Makrizi në librin “el Khutatu uel etharu fi terikhi Misr”: “Ata shpikën gjashtë mevlude: mevlud për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për Aliun, për Fatimen, për Hasanin, për Hysenin dhe i gjashti mevludi i udhëheqësit në fuqi.”

Pra, këto kremtime dhe veçimi i këtyre rasteve me vepra të veçanta, këto gjëra nuk kanë ndodhur në tre brezat të cilat janë brezat më të mirë, e për të cilat Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Brezi më i mirë është brezi im, pastaj ai që vjen pas tyre, pastaj ai që vjen pas tyre.”

Sahabët nuk kanë patur tilla kremtime mevludesh, as Tabi’inët, as Tabi Tabi’inët. Për treqind vjet me rradhë nuk ka patur gjë prej kësaj, mirëpo u shpik kjo gjë në shekullin e katërt dhe ata që e shpikën ishin Ubejditë që udhëhoqën Egjiptin.

Po ku bazohet ky kremtim?

Kjo gjë është pasim i të krishterëve, sepse të krishterët kremtojnë ditëlindjen e Isait; kështu që edhe ne po e kremtojmë ditëlindjen e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

D.m.th. ajo që kanë shpikur Ubejditë bazohet mbi pasimin e të krishterëve.

Dihet se gjithë e mira gjendet tek ajo në të cilën ka qenë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka udhëzuar për këtë gjë, as që e ka bërë, po ashtu Halifët e Udhëzuar dhe asnjë nga shokët e tij nuk e ka bërë, as Tabi’inët nuk e kanë bërë, as Tabi Tabi’inët nuk e kanë bërë, mirëpo kjo gjë është nxjerrë në shekullin e katërt.

Për këtë arsye, nuk gjen kurrësesi diçka që tregon për kremtimin e mevludeve në librat e shkruar gjatë tre brezave. Nuk gjen diçka që njerëzit bënin kremtime, apo që urdhëronin për kremtim, apo që i praktikonin. Për plot treqind vjet nuk ka gjë nga këto dhe dihet se gjithë e mira është në pasimin e Selefëve.

Dashuria në zemër për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duhet të jetë më e madhe se për çdo të dashur tjetër, mirëpo kjo duhet të jetë në përputhje me Sunetin e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Nuk ka ardhur diçka nga këtë gjëra në Sunetin e tij dhe as në veprat e Selefëve të devotshëm, të cilët janë Sahabët dhe ata që ecën në rrugë të tyre.

Pra, gjithë e mira është që njeriut të ndjekë Sunetet dhe të ruhet nga rënia në çështje të shpikura dhe bidate, sepse njeriu e ka për detyrë të jetë ndjekës, siç thotë poeti:

Gjithë e mira është në pasimin e Selefëve,

dhe gjithë e keqja është në shpikjen e halefëve.

 

Burimi: Sherhu suneni Ibni Maxheh kaseta 153.

Përktheu: Besmir Cacani