Shejhu: po!
Pyetësi: shejh i nderuar, Allahu ju shpërbleftë! Ju përmendët se për çdo bidat që shpiket, një Sunet i ngjashëm braktiset; kjo është thënia e Selefëve.
Shejhu: po!
Pyetësi: cili Sunet është braktisur për shkak të shpikjes së bidatit të mevludit?
Shejhu: po, Suneti i braktisur është lënia e tij; lënia e këtij bidati, sepse Suneti është me: braktisje dhe me veprim.
Braktisja e diçkaje nga ana e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem megjithëse shkaku është prezent, konsiderohet Sunet. E kuptove?
Nëse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e braktis diçka, megjithëse shkaku për ta vepruar atë gjë është prezent, mirëpo nuk e bën, atëherë braktisja e asaj gjëje është Sunet.
Këtu themi: ju e keni shpikur një bidat dhe keni braktisur një Sunet. Suneti në këtë rast është braktisja e këtij bidati.
Burimi: Likaul babil meftuh 210/10.
Përktheu: Besmir Cacani