REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Nëse del sperma pas guslit , a duhet që ta përsëris atë? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: një burri i ka dalë sperma pasi ka marrë gusël, a duhet ta përsërisë guslin? Duke patur parasysh se sperma që i ka dalë, është sperma e mbetur përpara se të merrte gusël.

Përgjigja: Nuk e ka për detyrë të përsërisë guslin, por duhet të përsërisë pastrimin e organit dhe abdesin, sepse dalja e spermës pa epsh, nuk e bën të obligueshëm guslin, por bën të obligueshëm pastrimin e organit dhe marrjen e abdesit, sikurse edhe urina.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua 10/188.

Përktheu: Besmir Cacani