REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

A vlen gusli i xhunubllekut edhe si abdes? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: jam larë me sapun dhe shampo për shkak të xhunubllekut, a vlen ky gusël edhe si abdes nëse unë e bëj këtë nijet?

Përgjigjja: ky gusël vlen edhe si abdes nëse bën nijet abdesin dhe guslin bashkë. Mirëpo, më e mirë është që njeriu të marrë abdes, pastaj të marrë gusël, sikurse ka vepruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse është më e plotë. Gjithashtu nuk ka problem nëse përdoren sapuni, shampoja, sidri dhe gjëra të ngjashme që ndihmojnë pastrim. Allahu i dhëntë sukses të gjithëve.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua 10/173.

Përktheu: Besmir Cacani