REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Hadith

Saktësia e hadithit: “Kush e ndihmon një të kotë me dije, do të vazhdojë të jetë nën hidhërimin e Allahut derisa të braktisë çfarë ka thënë.” – Shejh Rabi’ el Medkhali

Pyetja: cila është grada e saktësisë së hadithit:

من نصر باطلا وهو يعلمه فلا يزال في سخط الله حتى يدع ما قال

“Kush e ndihmon një të kotë (bātil) me dije, do të vazhdojë të jetë nën hidhërimin e Allahut derisa të braktisë çfarë ka thënë.”?

Përgjigja: ajo që di unë, është se hadithi është i saktë; e lusim Allahun të na mbrojë. Kemi parë shumë njerëz në këtë kohë që e njohin të vërtetën dhe e luftojnë atë bashkë me pjesëtarët e saj, e ndihmojnë të kotën dhe e mbrojnë atë me çdo kusht, po ashtu i ndihmojnë dhe i mbrojnë pjesëtarët e të kotës derisa i ngrejnë ata në gradat e dëshmorëve (shehidëve), luftëtarëve (muxhahidëve)… e të tjera madhërime me të cilat i emërtojnë pjesëtarët e humbjes dhe të kotës.

Kjo çështje është e rrezikshme pasha Allahun. Ai vazhdon të jetë nën hidhërimin e Allahut derisa të braktisë çfarë ka thënë. Lusim Allahun që të na mundësojë ne dhe atyre që të largohemi nga e kota dhe ndihmimi i saj.

 

Burimi: Es’iletun ue exhuibetun fi ulumin hadith 1.

Përktheu: Besmir Cacani