REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Vlerat, ndikimet dhe frytet e Teuhidit – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Një dëgjues i cili quhet Ebu Ammar ka disa pyetje, ku në fillim të saj thotë: shpresojmë nga ju që të na flisni rreth vlerave të Teuhidit, duke sqaruar edhe ndikimet dhe frytet e tij. Gjithashtu (shpresojmë nga ju që të na flisni) rreth tregimeve të Pejgamberëvë alejhimus-selam dhe njerëzve të devotshëm, të cilët e kanë realizuar Teuhidin. Cilat janë format e Teuhidit në jetën e përditshme, sepse shumë prej njerëzve – Allahu i udhëzoftë – janë lidhur pas varreve dhe bëjnë tavaf rreth tyre, duke na sqaruar edhe gjykimin fetar lidhur me këtë veprim prej tyre.

Përgjigja: vlerat e Teuhidit janë shumë madhështore, ku më e madhja është se e bën njeriu të kthehet tek Zoti i tij që e ka krijuar, që e ka furnizuar dhe e ka ndihmuar me atë që ka nevojë. Në këtë mënyrë zemra e tij lidhet me Allahun dhe largohet nga çdokush (apo çdo gjë) veç Allahut.

Prej vlerave të Teuhidit është se të mbron nga ndëshkimi i Zjarrit. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

من مات لا بشرك بالله شيئا دخل الجنة

“Kush vdes duke mos i bërë asgjë (dhe askënd) shirk Allahut, hyn në Xhenet.”

Prej vlerave të Teuhidit është se përmes tij, Allahu i shlyen gjynahet. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ

“Vërtetë Allahu nuk falë që t’i bëhet Atij shirk, dhe fal çdo gjë tjetër atij që dëshiron.”[1]

Ndërsa në hadithin kudsij, Allahu xhel-le ue ala thotë:

يا ابن آدم لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة

“O biri i Ademit! Po të më takosh me gjynahe sa toka, e më takon pa më bërë gjë shirk, atëherë do të takoj me po aq mëshirë.”

Gjithashtu prej vlerave të Teuhidit është edhe arritja e sigurisë në Dynja dhe Ahiret. Allahu xhel-le ue ala thotë:

الَّذِينَ آمَنُوا وَلَمْ يَلْبِسُوا إِيمَانَهُمْ بِظُلْمٍ أُولَٰئِكَ لَهُمُ الْأَمْنُ وَهُمْ مُهْتَدُونَ

“Ata të cilët besuan dhe nuk e përzinë besimin e tyre me padrejtësi (shirk), atyre u takon siguria dhe janë të udhëzuarit.”[2]

Me fjalën “padrejtësi” është për qëllim shirku, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

“Vërtetë shirku është padrejtësi e madhe.”[3]

Lloji më i madh i padrejtësisë është shirku, Allahu na mbroftë. Ai që shpëton nga shirkut, arrin sigurinë; ose arrin sigurinë e plotë duke mos patur frikë kurrësesi, ose arrin thjesht sigurinë, ku ai mund të ketë ndonjë frikë, mirëpo përfundimi është tek siguria e plotë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

______________________

[1] En-Nisa’: 48.

[2] El En’am: 82.

[3] Lukman: 13.