Pyetja e tretë e fetvasë numër 11967.
Pyetja: shumë prej xhamiave në Amerikë kanë një sallë për namaz dhe dhoma të tjera që janë pjesë e xhamisë. A është e lejuar shtiblerja në ato dhoma për interes të xhamisë? A lejohet shitblerja në sallën që është caktuar për namaz (në haremin e xhamisë), apo reklamimi i mallrave dhe i shërbimeve në atë sallë?
Përgjigjja: nuk lejohet shitblerja dhe as reklamimi në sallën që është caktuar për namaz nëse ajo është pjesë e xhamisë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إذا رأيتم من يبيع أو يبتاع في المسجد فقولوا: لا أربح الله تجارتك
“Nëse shikoni dikë që shet apo blen në xhami, atëherë thuani: “Allahu mos i dhëntë sukses tregtisë tënde!”[1]
Gjithashtu ka thënë:
من سمع رجلاً ينشد ضالة في المسجد فليقل: لا ردها الله عليك
“Kush e dëgjon dikë në xhami duke kërkuar me zë të lartë kafshën (apo diçka) që i ka humbur, atëherë le t’i thotë: “Allahu mos ta ktheftë!”[2]
Sa i përket dhomave, atëherë për to ka shpjegim:
Nëse ato janë brënda rrethimit të xhamisë, atëherë ato kanë gjykimin e xhamisë dhe thuhet e njëjta fjalë që u tha për sallën. Nëse dhomat janë jashtë rrethimit të xhamisë, edhe nëse dyert e tyre lidhen me xhaminë, atëherë ato nuk janë pjesë e xhamisë, sepse shtëpia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në të cilën banonte Aishja radijAllahu anhe, e ka patur derën të lidhur me xhaminë, mirëpo dhoma nuk e kishte gjykimin e xhamisë.
Prej Allahut vjen suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva
Kryetar: AbdulaAziz ibën Abdullah ibën Baz
Nënkryetar: AbdurRezak Afifi
Burimi: Fetaua el-lexhneti ed-deimeh 6/284.
Përktheu: Besmir Cacani
______________________
[1] Transmeton Tirmidhiu.
[2] Transmetojnë Muslimi, Ebu Daudi, Ibën Maxheh, Ahmedi dhe Ibën Hibbani.