REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhZekatiZekati i Fitrit

Gjykimi i dhënies së Zekatit të Fitrit në parà- Shejh Muhamed el Uthejmin

Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: a lejohet dhënia e Zekatit të Fitrit në parà; me argumentim të detajuar, Allahu ju ruajtë?

Shejhu Allahu e mëshiroftë është përgjigjur:

Zekati i Fitrit lejohet të jepet vetëm ushqim dhe nuk lejohet të jepet në parà, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka bërë obligim të jepet një sa’a hurm ose një sa’a elb. Ebu Seid el Hudrij radijAllahu anhu se ka thënë: “Në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e jepnim (Zekatin e Fitrit) një sa’a ushqim.”[1]

Askujt nuk i lejohet që Zekatin e Fitrit ta japë në parà, në veshje apo orendi. Përkundrazi, është për detyrë që ai të jepet prej gjërave që Allahu i ka obliguar me lajmërimin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Nuk merren në konsideratë njerëzit që e kanë pëlqyer (dhënien e Zekatit të Fitrit në parà), sepse feja nuk pason mendimet e njerëzve, mirëpo ajo është e zbritur nga i Urti i Gjithëditur.

Allahu azze ue xhel-le është më i Ditur dhe më i Urtë, e nëse është bërë obligim një sa’a ushqim me lajmërimin e Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë ne nuk na lejohet që ta kapërcejmë atë gjë, sado që ta pëlqejmë me mendjet tona. Përkundrazi, nëse njeriu e pëlqen diçka në kundërshtim me fenë, atëherë është obligim për të që ta fajësojë mendjen dhe mendimin e tij.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua ue rasail vll. 18 fq. 280.

Përktheu: Besmir Cacani

______________________

[1] Transmeton Buhariu 1412.