REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi i shkurtimit të namazit dy apo tre muaj nga ana e udhëtarit – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetësi Sh.A. thotë: Në udhëtimin në krahinën ku shkova, shkurtova namazin gjatë kohës që kreva atje. Koha në fjalë ishte dy-tre muaj. Unë nuk kisha dijeni për periudhën e shkurtimit. Ç’gjykim ka falja e namazit në formën e shkurtuar në udhëtimin tim? Çfarë kam obligim? A t’i përsëris?

Përgjigjja: Namazin yt është i saktë dhe nuk ke obligim përsëritjen, sepse një grup nga dijetarët janë për fjalën që udhëtari shkurton namazin edhe nëse zgjat udhëtimi duke u bazuar në kuptimin e dukshëm të disa haditheve.

Kjo fjalë është e fortë. Por besimtari do jetë më brenda nëse bën nijet qëndrimin më shumë se katër ditë, në një vend prej vendeve qoftë qytet, fshat apo tokë e hapur, t’i plotësojë, nëse synon qëndrim më shumë se katër ditë. Me këtë fjalë je më brenda, duke qënë edhe fjala e shumicës.

Megjithatë nëse shkurton, duke marrë fjalën e dytë nuk ka përsëritje për të dhe as gjynah, por suneti është të gjurmojë ç’ka është me e ruajtur. Nëse synon qëndrimin më shumë se katër ditë në banesën e tij në tokë të hapur, fshat apo qytet, më e mira për të është të falet katër rekate. Me këtë është më brenda, atij i takon ta gjurmojë këtë. Gjithashtu të mos falet i vetmuar por të falet me njerëzit katër rekate në xhami. Nëse gjendet në ndonjë qytet, e ka obligim të falet me njerëzit katër rekate në xhami e të mos falet i vetmuar.

 

Shiko videon

Përktheu Jusuf Kapidani