REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi i namazit farz në avion duke qenë i ulur – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: më ngarkuan me një detyrë dhe koha e namazit hyri kur isha në avion. Unë u fala i ulur në karrigen e avionit duke e përkulur kokën dhe duke mos e ditur në çfarë drejtimi të drejtohem. Shpresoj të më tregoni rreth saktësisë së namazit tim dhe nëse nuk është i saktë, a më lejohet që ta shtyj derisa të zbres nga avioni?

Përgjigjja: detyra e muslimanit kur është në avion apo në shkretëtirë, është të përpiqet që të gjejë Kiblën duke pyetur njerëzit që dinë, apo duke shikuar shenjat e Kiblës, në mënyrë që të falet drejt saj me dije. Nëse nuk e ka të mundur që ta dijë, atëherë përpiqet që ta gjejë drejtimin e Kiblës dhe falet drejt saj. Kjo i mjafton edhe sikur t’i bëhet e qartë më vonë se ka gabuar drejtimin e Kiblës, sepse është përpjekur dhe i është frikësuar Allahut sa ka patur mundësi. Nuk lejohet falja e farzit në avion apo në shkretëtirë pa u përpjekur dhe nëse e bën [pa përpjekje për të gjetur Kiblën], atëherë duhet ta përsërisë namazin, sepse nuk i është frikësuar Allahut sa ka patur mundësi dhe nuk është përpjekur.

Sa i përket faktit që pyetësi është falur ulur, kjo nuk ka problem nëse nuk e ka të mundur të falet në këmbë sikur ai që falet në anije apo në vaporr. Argument për këtë është thënia e Allahut të Lartësuar:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Andaj frikësohuni Allahut sa të keni mundësi.” Et-Tagabun: 16.

E nëse e shtyn namazin derisa të zbresë, kjo nuk ka problem nëse ka kohë të gjerë, pasi e gjithë kjo bën pjesë tek namazi farz.

Sa i përket nafiles, nuk është obligim drejtimi nga Kibla kur je në avion, makinë apo mbi kafshë, sepse është vërtetuar se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur ishte në udhëtim, e falte nafilen mbi deve ngado që të drejtohej ajo, mirëpo pëlqehet që të drejtohesh nga Kibla kur bën tekbirin e Ihramit (fillestar), e më pas e vazhdon namazin nga po ecën, sepse është vërtetuar në hadithin e Enesit radijAllahu anhu ajo çfarë e tregon këtë gjë dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Burimi: faqja zyrtare e shejhut.

Përktheu: Besmir Cacani