Pyetja: kam dëgjuar se agjëruesi kur bën iftarin, duhet ta bëjë me numër tek hurmash, dmth me pesë, shtatë e kështu me rradhë? Dhe a është kjo gjë obligim (uaxhib)?
Përgjigja: nuk është uaxhib, madje nuk është as sunet që njeriu të bëjë iftar me numër tek; me tre, pesë, shtatë apo nëntë, përveç ditës së Fitër Bajramit. Është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se nuk dilte për namaz të Fitër Bajramit pa ngrënë hurma, dhe ato i hante numër tek. Përveç këtij rasti, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka synuar që ushqyerja e tij me hurma të jetë numër tek.
Burimi: Nurun ala ed-derb nr 354.
Përktheu: Besmir Cacani