REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

Shfrytëzimi i muajit Ramazan me adhurime – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: çfarë i këshilloni ata që kalojnë pjesën më të madhe të ditës së Ramazanit në gjumë dhe me dhikër të paktë? Shpresojmë t’i drejtoni drej veprës së saktë dhe Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: i këshilloj të gjithë vëllezërit e mi dhe fillimisht po filloj me veten: që ta shfrytëzojmë këtë muaj të begatë; Allahu më bëftë mua dhe ju ta arrijmë agjërimin e tij dhe namazin e tij të natës, me besim dhe shpresë tek Allahu për shpërblim. Këshilloj që ta shfrytëzojmë atë me vepra të mira, prej dhikrit, leximit të Kuranit, namazit, sadakasë, mirsjelljes ndaj prindërve, lidhjeve fisnore dhe moral të mirë, pasi ky muaj mund të mos i kthehet njeriut për herë të dytë. Sa i përket atyre që nuk flejnë natën dhe flejnë ditën, ata janë prej njerëzve më të falimentuar, sepse e kanë humbur natën me gjëra pa vlerë, madje e kanë humbur ndoshta në gjëra të dëmshme, po ashtu e kanë humbur ditën me gjumë të gjatë, e ndoshta flejnë edhe për namaz të drekës dhe iqindisë.

Këshilla ime për vëllezërit e mi muslimanë, është që t’i frikësohen Allahut azze ue xhel-le dhe të shfrytëzojnë okazionet e sezoneve (të adhurimit), pasi pasha Allahun ato janë më të volitshme se sezonet e shitblerjes nga aspekti i rëndësisë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani