REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideImani dhe Teuhidi

Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit dhe ç’rrënosja e dyshimeve që janë hedhur rreth tij

Shkruar nga:

Dr. Salih ibën Feuzan ibën Abdullah El Feuzan

Profesor në Kolegjin e Lartë Gjyqësor në Rijad

El Muharrem 1408 h / Shtator 1987 g

 

Parathënie

Nga shkëlqesia e tij Dr. Abdullah ibën AbdulMuhsin Et-Turki, rektori Universitetit Islam “Imam Muhammed ibën Saud”.

Rrezikun e metodologjive shkatërruese të përhapura në disa zona muslimane e perceptojnë që të gjithë. Këto kanë hedhur rrënjë në zemrat e disave prej tyre, ose nga padituria e pasimi i verbër, ose nga fanatizmi injorant. Këto grupe, me gjithë numrin e paktë si në nivel e numër- dhe Allahut i takon lavdërimi – t’i lësh ata të përhapin metodat dhe rrugët e tyre të humbura, është çështje që ka rrezikshmëri të madhe dhe ndikon në përparimin e Islamit dhe gjendjen e muslimanëve.

Kundërvënia ndaj këtyre grupacioneve, nxjerrja në pah e humbjes, sqarimi për besimin e prishur dhe kundërshtimin e tyre ndaj udhëzimit të Allahut e të Dërguarit të Tij, është gjë e detyrueshme mbi gjithë umetit Islam.

Shpjegimi i metodologjisë së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, ndriçimi i saj mbi të gjithë çështjet Islame dhe sqarimi i akides së tyre e cila pajtohet me të vërtetën e udhëzimin, është mënyra më e rëndësishme për të ç’rrënjosur besimet e tjera të kalbura dhe sektet e humbura, të cilat Iblisi i verboi, ia zbukuroi punën e keqe dhe ia justifikoi devijimin nga e vërteta dhe e drejta.

Qëkur u shfaqën grupet e humbura prej duarve të jehudëve, hipokritëve dhe atyre që u futën në Islam për ta shfytyruar dhe rrënuar nga brenda, Allahu nxorri përballë tyre dikë që t’i kundërvihet e të qartësojnë kotësinë e mospajtimin e tyre me realitetin Islam në besim dhe dispozitë.

Sot lulëzojnë universitetet Islame me në krye universitetin “Imam Muhamed ibën Saud” me shumë kapacitet dijesh, që bëjnë të mundur sqarimin e metodologjisë së Selefëve tanë të mirë, Ehli Sunetit e Xhematit dhe paraqitjen e tyre për nxënësit dhe për të tjerë, po ashtu përkthimin në gjuhë të ndryshme me qëllim që të jenë në duar të muslimanëve në të gjitha anët e botës, që mbi bazë të njohjes dhe qëndrueshmërisë në të, t’i largohen mendimeve dhe metodologjive të shtrembërta. Ajo që ka shkruar pena e shejh Salih Ibën Feuzan El Feuzan rreth sqarimit të realitetit të Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit dhe ç’rrënjosja e dyshimeve që janë hedhur rreth tij, nuk është gjë tjetër veçse fillimi i një përpjekje që shpresojmë të ketë sukses nga ky universitet për të shpjeguar menhexhin e pasuesve të Sunetit e Xhematit nga ana e akides dhe sheriatit (dispozitave), që janë baza e Islamit, të cilat universiteti i ka miratuar botimet e tyre në kërkime të thelluara e të lehta nën tematikën “Rruga e drejtë”.

Autori, që Allahu i dhëntë sukses, është marrë në kërkimin e tij të çmuar me sqarimin e rëndësisë së akides e cila është themeli i fortë në ngrehinën e umetit. Ai është marrë me komentimin dhe shpjegimin e llojeve të Teuhidit, po ashtu qëndrimin e jobesimtarëve për secilin lloj. Ashtu siç ka qartësuar rënien e popujve në shirkun e Teuhidit të adhurimit dhe duke sjellë fjalë të shtjelluara për dyshimet tek të cilat u mbështetën. Ai sqaron ç’ka është e përbashkëta e popujve të ndryshëm në të shkuarën e të tashmen, duke u zgjatur në kritikën ndaj tyre. Ka rrëzuar shpifjet e tyre duke paraqitur argumentet fetare dhe llogjike, për të treguar akiden e tyre të kalbur dhe argumentet e kota.

Gjithashtu, ka shtjelluar fjalën për shefatin (ndërmjetësimin), kushtet e tij dhe cili është i pranueshëm dhe i papranueshëm. Shpjegon çështjen e kërkimit të bereqetit prej evlijave dhe njerëzve të mirë, po ashtu flet gjërësisht për teuesulin se cili është i ligjëruar dhe cili i ndaluar.

Autori e përfundon kërkimin e tij duke kritikuar ata që mbështeten mbi përrallat, mbi ëndërra, apo mbi realizimin e disa gjërave gjatë sorrollatjes tek varret etj.

Allahu ia shpërbleftë me më të mirin shpërblim. Allahu e bëftë të dobishme këtë përpjekje dhe e realizoftë atë për çfarë janë lodhur. Allahu është Udhëzuesi për në rrugën e drejtë, Ai është Mbrojtësi ynë; më i miri Mbrojtës dhe më i miri Ndihmëtar.

 

Dr. Abdullah ibën AbdulMuhsin Et-Turki

Rektori i Universitetit Islam “Imam Muhamed Ibën Saud”.

 

 

SQARIM PËR REALITETIN E TEUHIDIT ME TË CILIN ERDHËN TË DËRGUARIT

DHE Ç’RRËNJOSJA E DYSHIMEVE QË JANË HEDHUR RRETH TIJ

 

Të gjithë lavdërimet  janë për Allahun, Zotin e botëve, lëvdata e shpëtimi i Allahut qoftë mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin vulën e të dërguarve, po ashtu mbi atë që kapet për Sunetin e tij dhe ecën në menhexhin e tij deri Ditën e Llogarisë.

Më pas:

Akidja është themeli mbi të cilën qëndron ngrehina e umeteve. Përmirësimi i çdo populli dhe përparimi e tij është i lidhur ngushtë me pastërtinë e besimit dhe mendimeve të tyre. Nga kjo nevojë erdhën dërgesat e Pejgamberëve – mbi ta qoftë lëvdata dhe shpëtimi – që thirrën për rregullimin e akides. Çdo i dërguar, kur e ftonte popullin e tij, fillimisht i thoshte:

 اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَٰهٍ غَيْرُهُ 

“Adhuroni Allahun, nuk keni ndonjë të adhururar tjetër përveç Tij”.[1]

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

“Vërtetë Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit (çdo gjëje që adhurohet veç Tij)“.[2]

Kjo, sepse Allahu i Patëmetë i krijoi krijesat që ta adhurojnë të vetëm e të pa shok, ashtu siç I Lartësuari thotë:

وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ

“Xhinët edhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë Mua”.[3]

Adhurimi është e drejta e Allahut mbi robërit e tij, ashtu siç i thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Muadh ibën Xhebelit radij Allahu anhu: “A e di cila është e drejta e Allahut mbi robërit dhe e drejta e robërve tek Allahu?” Tha: “E drejta e Allahut mbi robërit është që ta adhurojnë dhe të mos t’i shoqërojnë asgjë në të, kurse e drejta e robërve tek Allahu është që mos të dënojë atë që nuk i shoqëron asgjë (në adhurim).”[4]

Kjo e drejtë është e para nga të gjitha në tërësi, nuk i paraprin asgjë dhe nuk i jepet përparësi të drejtës së askujt. I Lartësuari thotë:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër veç Tij dhe me prindërit të jeni bamirës”.[5]

I Lartësuari thotë:

قُلْ تَعَالَوْا أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلَّا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

“Thuaj: “Ejani t’iu lexoj ç’ka ju ka ndaluar Zoti juaj: të mos i bëni ortak askënd (në adhurim) dhe me prindërit të jeni bamirës”.[6]

Për shkak se kjo e drejtë është në krye, është më parësore mbi të gjitha të drejtat dhe pozita e saj është bazë mbi të cilën ngrihen të gjitha rregullat e fesë, shohim Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që qëndroi në Meke trembëdhjetë vjet duke ftuar njerëzit që ta zbatojnë dhe të mohojnë ortakërinë në të. Kurani Famëlartë në shumicën e ajeteve të tij ka ardhur që atë ta vërtetojë dhe të mohojë dyshimet për të. Çdo namazli që fal farz apo nafile i jep besën Allahut për ta zbatuar këtë, kur ai thotë:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”.[7]

Kjo e drejtë madhështore emërtohet “Teuhidi i adhurimit”, “Teuhidi Uluhije” apo “Teuhidi i kërkimit e qëllimit”; emra të ndryshëm për të njëjtën gjë. Ky Teuhid është ngulitur në natyrshmëri “Çdo fëmijë lind në natyrshmëri”. Devijimi shfaqet më pas si pasojë e edukimit të keq: “Mirëpo  prindërit e tij e shndërrojnë në jehud, në të krishterë, apo mexhusi (adhurues të zjarrit)“.[8] Ky Teuhid është origjina në botë kurse shirku është ardhacak dhe i futur. I Lartësuari thotë:

كَانَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً فَبَعَثَ اللَّهُ النَّبِيِّينَ مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ وَأَنْزَلَ مَعَهُمُ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ النَّاسِ فِيمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ

“Njerëzit kanë qenë një popull i vetëm (në fe), pastaj Allahu dërgoi Pejgamberët lajmgëzues e paralajmërues dhe bashkë me ta zbriti Librin me drejtësi, në mënyrë  që të gjykojë mes njerëzve në çka u kundërshtuan”.[9]

I Lartësuari thotë:

وَمَا كَانَ النَّاسُ إِلَّا أُمَّةً وَاحِدَةً فَاخْتَلَفُوا

“Njerëzit ishin veçse një popull i vetëm (në fe), pastaj u kundërshtuan”.[10]

Ibën Abasi radij Allahu anhuma thotë: “Mes Ademit dhe Nuhut – alejhima es-salatu ue sel-lam- kaluan dhjetë shekuj të gjithë në Islam”.[11] Dijetari i madh Ibën Kajimi thotë: “Kjo është fjala e saktë për ajetin”, pastaj përmend ajetet mbështetëse nga Kurani.[12] Gjithashtu këtë e ka saktësuar edhe Hafidh Ibën Kethir në tefsirin e tij, se e para herë që u shfaq shirku tek populli i Nuhut ishte kur e tejkaluan cakun me njerëzit e mirë, pastaj u bënë mendjemëdhenj ndaj ftesës së pejgamberit të tyre:

وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا

“Ata thanë: “Kurrsesi mos braktisni të adhuruarit tuaj! Mos braktisni Uedin, Suanë, Jeguthin, Jeukin dhe Nesranë!”[13]

Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në sahihun e tij transmeton nga Ibën Abasi, radij Allahu anhuma: “Këto ishin emra burrash të mirë nga populli i Nuhut. Kur ata vdiqën, Shejtani frymëzoi tek populli i tyre që të ngrejnë statuja në vendet e tyre ku rrinin, pastaj i emërtoni me emrat e tyre dhe kështu vepruan. Ata nuk u adhuruan fillimisht, deri kur vdiq ai brez dhe u harrua dija, atëherë i morën për të adhuruar”.[14]

Imam Ibën Kajim[15] Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Thotë më shumë se një prej selefëve: “Kur vdiqën, qëndruan tek varret e tyre pastaj skalitën statujat e tyre. Pastaj koha u zgjat dhe atëherë i adhuruan”.

Më pas ka thënë:[16] “Shejtani ka luajtur me idhujtarët në adhurimin e statujave; me çdo popull sipas nivelit të llogjikës. Një grup e ftoi për në adhurim nga ana e madhërimit të të vdekurve, të cilët skalitën statuja me pamjen e tyre, ashtu si tek populli Nuhut. Ky është shkaku mbizotërues tek njerëzit e rëndomtë prej idhujtarëve, kurse përsa i përket shtresës më të lartë shoqërore, ata i bënë statujat në formën e yjeve me ndikim në tokë, sipas pretendimit të tyre. Ngritën për ta tempuj, shërbyes, rojtarë dhe priftërinj. Kjo situatë vazhdoi në dynja në të shkuarën dhe në të tashmen.

Origjina e kësaj rruge vjen nga Sabiat idhujtarë, që ishin populli i Ibrahimit alejhis-selam, me të cilët polemizoi për kotësinë e shirkut. Argumentimin e tyre e theu me dituri, kurse idhujt me dorën e tij. Prandaj në këtë situatë kërkuan që atë ta djegin.

Një grup tjetër bënë për hënën statujë dhe pretenduan që ajo meriton të adhurohet dhe se ajo rregullon botën e poshtme.

Një grup si mexhusët adhuruan zjarrin. Ndërtuan për të shumë tempuj e për këtë qëllim morën murgj, shërbyes dhe rojtarë të cilët nuk e lejonin që të fiket për asnjë çast.

Një grup adhuruan ujin, pretenduan që uji është origjinë e çdo gjëje dhe me të ndodh çdo lindje, rritje, zhvillim, pastërti dhe ndërtesë.

Një grup adhuruan gjallesat. Një grup kuajt. Një grup lopët. Një grup njerëzit e vdekur qofshin apo të gjallë. Një grup xhinët. Një grup adhuruan pemët dhe një grup melaiket”. Këtu mbaron fjala e Ibën Kajimit, Allahu e mëshiroftë.

Prej etherit që sollëm nga Ibën Abasi me transmetimin e Buhariut, ku sqarohet shfaqja e shirkut në popullin e Nuhut, kuptojmë:

  • Së pari: Rrezikun e varjes së pikturave në mure dhe ngritjen e statujave në qendra e sheshe. Kjo i çon njerëzit në shirk, ku madhërimi i këtyre pikturave dhe statujave përshkallëzohet deri në adhurimin e tyre, në besimin se ato sjellin të mirën dhe mbrojnë nga e keqja, ashtu siç ndodhi me popullin e Nuhut.

 

  • Së dyti: Përpjekja e Shejtanit në devijimin e bijve të Ademit dhe kurthi e tij ndaj tyre. Ai mund t’u vijë atyre nga shtegu i shfytëzimit të ndjenjave dhe pretendimit të arritjes për tek e mira. Kur Shejtani shikoi tek populli i Nuhut lidhjen e tyre të fortë me njerëzit e mirë dhe dashurinë për ta, i ftoi ta tejkalonin kufirin në këtë dashuri duke i urdhëruar që të ngrinin statujat në vendqëndrime. Pikësynimi i tij ishte t’i largojë me këtë gjë nga rruga e drejtë.

 

  • Së treti: Shejtani nuk e kufizon synimin e tij vetëm tek devijimi i brezave të sotëm, por shtrihet edhe tek brezat e ardhshëm. Kur nuk pati mundësi të hedh shirkun në brezin aktual tek populli i Nuhut, lakmoi për brezin pasardhës dhe i ngriti atij gracka.

 

  • Së katërti: Nuk lejohet shkujdesja ndaj rrugëve të së keqes, por është obligim ndalimi dhe mbyllja e dyerve të tyre.

 

  • Së pesti: Vlera e dijetarëve punëmirë. Prezenca e tyre tek njerëzit është mirësi dhe humbja e tyre është padyshim gjë e keqe. Shejtani nuk pati mundësi të devijojë popullin derisa vdiqën dijetarët.

 

LLOJET E TEUHIDIT

Teuhidi është dy lloje: Teuhid në njohje e pohim; ky është Teuhidi Rububije që demostrohet me pohimin e Krijuesit, me veçimin e tij në krijim, drejtim, dhënie të jetës dhe vdekjes, sjellje të së mirës dhe ruajtjen nga e keqja. Këtë lloj nuk e ka kundërshtuar gati askush prej krijesave, madje edhe idhujtarët e pohonin; megjithëse ishin të tillë, nuk e mohonin, ashtu siç ka thënë për ta Allahu i Lartësuar:

قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ فَقُلْ أَفَلَا تَتَّقُونَ

“Thuaj: “Cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? Kush e posedon dëgjimin dhe shikimin? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli dhe kush i drejton çështjet?” Do të thonë: “Allahu!” Thuaj atëherë: “A nuk po friksoheni (dhe t’a adhururoni Atë të Vetëm e të Pashok e t’i braktisni ato ç’ka adhuroni veç Tij)?”[17]

Ka shumë ajete të ngjashme me këtë ajet. Në to ka sqarim të dukshëm që idhujtarët e pohonin këtë lloj Teuhidi. Atë që mohonin idhujtarët ishte lloji e dytë, Teuhidin e adhurimit, të demonstruar në veçimin e Allahut – të Patëmetë e të Lartësuar – në kërkim dhe qëllim në çdo lloj adhurimi që bën njeriu, ashtu siç e argumenton dhe e shpreh fjala La ilahe il-lAllah. Kjo fjalë e pohon adhurimin me të gjithë llojet e tij vetëm për Allahun dhe ia mohon të tjerëve. Për këtë shkak, kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kërkoi prej idhujtarëve që ta thonin këtë fjalë, ata refuzuan duke thënë:

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ

“A i bëri të adhuruarit një të vetëm, vërtetë që kjo është gjë e çuditshme”.[18]

Për shkak se ata e dinin që kush e thotë këtë fjalë, ka pranuar pavlefshmërinë e adhurimit të çdo gjëje përveç Allahut dhe ka pohuar adhurimin vetëm për Allahun. Fjala “Ilah” do të thotë i adhuruar. Adhurimi është emër përmbledhës i çdo gjëje që Allahu e do dhe me të është i kënaqur, prej veprave dhe fjalëve, të jashtme dhe të brendshme. Kush e shpreh këtë fjalë dhe ai ndërkohë i lutet dikujt tjetër veç Allahut, atëherë është kontradiktor me vetveten. Lidhja mes Teuhidit Rububije dhe Teuhidit Uluhije është e pandashme, me kuptimin që pohimi i Teuhidit Rububije, kërkon detyrimisht pohimin e Teuhidit Uluhije dhe zbatimin e tij nga ana e jashtme dhe e brendshme. Për këtë shkak, që të gjithë të dërguarit salauatullahi ue selamuhu alejhim, ua këkonin këtë popujve të tyre dhe argumentoheshin me atë çka vetë e pohonin prej Teuhidit Rububije, ashtu siç thotë i Lartësuari:

ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ

“Ky pra është Allahu Zoti i juaj, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, prandaj adhurojeni dhe Ai është për çdo gjë Kujdestari (Rregulluesi e Drejtuesi i gjithçkaje)“.[19]

وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ قُلْ أَفَرَأَيْتُمْ مَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ إِنْ أَرَادَنِيَ اللَّهُ بِضُرٍّ هَلْ هُنَّ كَاشِفَاتُ ضُرِّهِ أَوْ أَرَادَنِي بِرَحْمَةٍ هَلْ هُنَّ مُمْسِكَاتُ رَحْمَتِهِ

“Nëse i pyet se kush i krijoi qiejt edhe Tokën? Do të thonë: “Allahu!” Thuaj: “A po shihni kujt po i luteni përveç Allahut, nëse Allahu dëshiron për mua ndonjë dëm, a mos e largojnë ata dëmin e Tij!? Apo nëse dëshiron për mua të më mëshirojë, a munden ta pengojnë mëshirën e Tij?”[20]

Pohimi i Teuhidit Rububije është i ngulitur në natyrshmëri. Thuajse nuk gjen kundërshtim tek idhujtarët dhe nuk njihet ndonjë grupacion në botë që ta mohojë këtë lloj, përveç “Dehrijeve” (ateistëve) të cilët mohojnë Krijuesin, duke pretenduar se bota ecën vetë pa dikë që ta drejtojë, ashtu siç thotë Allahu për ta:

وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ

“Dhe thanë: “Nuk është tjetër veçse jeta jonë e dynjasë, vdesim dhe lindim e nuk na zhduk gjë përveç kohës”.[21]

Allahu sjell përgjigjen kundër tyre dhe thotë:

 وَمَا لَهُمْ بِذَلِكَ مِنْ عِلْمٍ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ

“Për këtë nuk kanë kurrfarë dije, mirëpo vetëm hamendësojnë”.[22]

Ata nuk qartësuan këtë mohim të tyrin mbi bazë argumenti, por vetëm mbi supozim të thatë. Hamendësimi nuk ka asnjë vlerë përballë të vërtetës, prandaj nuk i dhanë dot përgjigje fjalës së të Lartësuarit:

أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْءٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ (35) أَمْ خَلَقُوا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بَلْ لَا يُوقِنُونَ

“A mos u krijuan nga asgjëja? Apo vetë ata janë krijues? A mos vallë krijuan qiejtë dhe Tokën? Jo nuk është ashtu, por, ata nuk janë të bindur”.[23]

As nuk iu përgjigjën fjalës së Tij:

هَذَا خَلْقُ اللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ

“Ky është krijimi i Allahut, andaj më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij”.[24]

قُلْ أَرَأَيْتُمْ مَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَرُونِي مَاذَا خَلَقُوا مِنَ الْأَرْضِ أَمْ لَهُمْ شِرْكٌ فِي السَّمَاوَاتِ

“Thuaj: “Më kallëzoni për ato që i luteni veç Allahut! Më tregoni çka krijuan nga Toka? Apo mos kanë pjesëmarrje në krijimin e qiejve?”[25]

Kush e shfaqi sipërfaqësisht mohimin e këtij lloj Teuhidi, sikurse Faraoni, në të vërtetë e pohonte përbrenda atë, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنْزَلَ هَؤُلَاءِ إِلَّا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ

“Padyshim e ke ditur, që ato (mrekullitë e Musait) i zbriti vetëm Zoti i qiejve dhe Tokës”.[26]

Ndërsa për të dhe popullin e tij thotë:

وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ

“Në dukje i mohuan (argumentet), për shkak të padrejtësisë dhe kryelartësisë, por ishin të bindur në vetvete”.[27]

I Lartësuari thotë për popujt e hershëm:

وَعَادًا وَثَمُودَ وَقَدْ تَبَيَّنَ لَكُمْ مِنْ مَسَاكِنِهِمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَكَانُوا مُسْتَبْصِرِينَ

“E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre Shejtani ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse ishin të vetëdijshëm”.[28]

Meqënëse mohimin e këtij lloj Teuhidi nuk e ka deklaruar ndonjë grupacion i njohur nga bijtë e Ademit, në përgjithësi nuk ka ndodhur shirk në të. Të gjithë pohojnë se Allahu është i Vetëm në krijim, në drejtim dhe nuk është vërtetuar nga asnjë prej grupeve në botë që të pohojnë dy krijues të njëjtë në cilësi dhe vepra. Sekti Thanaui prej mexhusëve, të cilët kanë predenduar se bota ka dy krijuesa – krijues i së mirës që është drita dhe krijues i së keqes që është errësira – nuk e barazojnë errësirën me dritën. Drita për ta është origjina dhe errësira ka dalë më vonë. Ata janë në një mendje që drita është më e mirë se errësira.

Po ashtu edhe të krishterët që shprehin trinitetin, nuk deklarojnë për botën tre zota të ndarë njëri nga tjetri, madje ata janë në unanimitet që krijuesi i botës është një i vetëm. Gjithashtu thonë se Ati është i adhuruari më i madh.

Praktikisht, pohimi i Teuhidit Rububije është fushë dakortësie dhe shirku është i paktë në të. Por, vetëm ky pohim nuk mjafton për njeriun që të hyjë në Islam. Bashkë me të duhet patjetër që të sjellë edhe të pandashmen e saj; Teuhidin Uluhije. Popujt jobesimtarë e pohonin Teuhidin Rububije dhe në veçanti idhujtarët arab tek të cilët u dërgua i Dërguari i fundit  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e megjithatë, me këtë  nuk u bënë muslimanë, pasi nuk erdhën me Teuhidin Uluhije. Ai që hulumton ajetet e Kuranit Famëlartë, do të gjejë në to thirrjen për në Teuhidin Uluhije dhe argumentimin me Teuhidin Rububije për Teuhidin Uluhije. Këto ajete i kërkojnë idhujtarëve atë që e mohuan sipërfaqsisht, duke u argumentuar për Teuhidin Uluhije me Teuhidin Rububije që e pohuan. Ato urdhërojnë për Teuhidin e adhurimit dhe tregojnë për pohimin e Teuhidit Rububije që bënin idhujtarët. Ajetet e përmendin Teuhidin e adhurimit në kontekstin e urdhërit, ndërsa Teuhidin Rububije në kontekstin kallëzues.

Urdhëri i parë i ardhur në Kuran është Fjala e të Lartësuarit:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (21) الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ

“O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve dhe ata para jush, ashtu që të jeni të devotshëm. Atë, i Cili  tokën ua bëri shtrat e qiellin kulm dhe prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju nxorri lloje frutash si ushqim për ju, andaj mos i bëni Allahut ortakë (në adhurim) duke qënë se jeni të vetëdijshëm (që Ai nuk ka të ngjashëm si në krijim dhe në adhurim)”.[29]

Në Kuranin Famëlartë, ftesën për tek Teuhidi i adhurimit e gjejmë dendur, po ashtu urdhërimin për të dhe përgjigjet e dyshimeve që janë hedhur rreth tij. Çdo sure në Kuran, madje çdo ajet të fton te ky Teuhid, sepse Kurani ose të tregon për Allahun, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij; e ky është Teuhidi Rububije, ose është ftesë për tek adhurimi i Tij i Vetëm e i Pashok dhe braktisjen e asaj që adhurohet veç Tij; e ky është Teuhidi Uluhije, ose tregon për nderimin që Allahu i bën njerëzve të Teuhidit e të bindjes ndaj Tij në këtë Botë dhe në Ahiret; e ky është shpërblimi i veçimit të Tij në adhurim, ose tregon për njerëzit e shirkut dhe ndëshkimin e tyre në këtë Botë dhe në Ahiret; e ky është ndëshkimi i atij që largohet nga Teuhidi, ose tregon për ligje dhe dispozita; e kjo bën pjesë tek obligimet e Teuhidit, sepse ligjvënia është vetëm e drejtë e Allahut.

Këtë Teuhid, bashkë me të gjithë llojet dhe të drejtat e tij, e përmban një fjalë e vetme dhe ajo është: La ilahe il-lAllah. Kjo fjalë përmban mohim dhe pohim. Mohimin e adhurimit me të drejtë nga të tjerët përveç Allahut dhe pohimin e Tij vetëm për Allahun. Kjo fjalë gjithashtu përmban dashurinë dhe urrejtjen; dashurinë për Allahun dhe urrejtjen e asaj çka adhurohet veç Tij. Feja e Teuhidit është e ndërtuar mbi këto dy themele, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar për Ibrahimin, mikun e Tij të dashur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur i tha popullit të tij:

 إِنَّنِي بَرَاءٌ مِمَّا تَعْبُدُونَ (26) إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ

“Unë me urrejtje jam distancuar nga çka adhuroni ju, përveç Atij që më ka krijuar, sigurisht që Ai do më drejtojë”.[30]

Ky është menhexhi i çdo të dërguari që ka sjellë Allahu. I Lartësuari thotë:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

“Vërtetë Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit (çdo gjëje që adhurohet veç Tij)“.[31]

I Lartësuari thotë:

 فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِنْ بِاللَّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَى لَا انْفِصَامَ

“E kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të sigurtë e cila nuk këputet”.[32]

Kush thotë La ilahe il-lAllah, vetëm se i ka shpallur armiqësi adhurimit të çdo gjëje veç Allahut dhe ka marrë mbi supe kryerjen e adhurimit të Allahut, e kjo është besë që njeriu ia përcakton vetes së tij:

 فَمَنْ نَكَثَ فَإِنَّمَا يَنْكُثُ عَلَى نَفْسِهِ وَمَنْ أَوْفَى بِمَا عَاهَدَ عَلَيْهُ اللَّهَ فَسَيُؤْتِيهِ أَجْرًا عَظِيمًا

“Kush e thyen besën, ai e thyen kundra vetes së tij dhe kush e përmbush besën që ia ka dhënë Allahut, Ai do t’i japë shpërblim të madh”.[33]

Pra, fjala La ilahe il-lAllah është deklarim i Teuhidit të adhurimit, sepse fjala Ilah do të thotë i adhuruar, andaj kuptimi i saj është se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Kush e thotë këtë fjalë duke ia njohur kuptimin, duke punuar me atë që ajo kërkon prej mohimit të shirkut, prej pohimit të veçimit të Allahut, duke e besuar dhe punuar me të, atëherë ai është musliman i vërtetë. Kush e thotë dhe zbaton kërkesat e saj nga ana sipërfaqësore, pa e besuar me zemër, atëherë ai është munafik (hipokrit, dyfytyrësh). Kush e thotë me gjuhën e tij dhe punon të kundërtën e saj; bën shirkun që hedh poshtë kuptimin e fjalës La ilahe il-lAllah, atëherë i këtilli është mosbesimtar, edhe nëse e thotë dhe e përsërit shumë herë, siç është gjendja e adhuruesve të varreve sot, të cilët e shprehin këtë fjalë pa ia kuptuar domethënien. Ajo nuk shkakton asnjë ndikim në ndryshimin e sjelljeve dhe përmirësimin e punëve të tyre. E shikon tek thotë La ilahe il-lAllah e më pas thotë: “Ndihmë o AbdulKadir! O Bedeui! O filan dhe o filan!” Kërkon ndihmë nga të vdekurit dhe kërkon shpëtim prej tyre në momentet e vështira. Idhujtarët e hershëm, kuptuan prej domethënies së kësaj fjale atë çka nuk e kuptuan këta të mëvonshmit. Ata arritën të kuptojnë se kur i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha atyre: “Thoni La ilahe il-lAllah”, njëkohësisht i kërkoi braktisjen e adhurimit të idhujve dhe adhurimin e Allahut të vetëm, për këtë shkak thanë:

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا

“A i bëri të adhuruarit një të vetëm”.[34]

Populli i Hudit thanë:

قَالُوا أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ اللَّهَ وَحْدَهُ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا 

“A mos vallë erdhe të adhurojmë Allahun një të Vetëm, e të braktisim çka adhuruan baballarët tanë?!”[35]

Populli i Salihut i thanë atij:

 أَتَنْهَانَا أَنْ نَعْبُدَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا

“A po na ndalon që të adhurojmë çka adhuruan baballarët tanë?!”[36]

Më herët populli i Nuhut i thanë atij:

وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا

“Ata thanë: “Kurrsesi mos braktisni të adhuruarit tuaj! Mos braktisni Uedin, Suanë, Jeguthin, Jeukin dhe Nesranë!”[37]

Kjo është ajo që mosbesimtarët kuptuan prej fjalës La ilahe il-lAllah; heqja dorë nga adhurimi i idhujve dhe drejtimi për tek adhurimi i Allahut të Vetëm. Ky qe shkaku që refuzuan ta shprehin fjalën La ilahe il-lAllah, sepse ajo nuk puqet me adhurimin e Latit, Uzait e Menatit. Adhuruesit e varreve sot nuk e perceptojnë këtë kontradiktë. Ata e shprehin fjalën La ilahe il-lAllah dhe vazhdojnë në adhurimin e të vdekurve. Disa prej tyre e komentojnë fjalën Ilah si i Plotfuqishmi për të shpikur, krijuar dhe për të sjellë në ekzistencë.[38] Sipas tyre, kuptimi i fjalës La ilahe il-lAllah del të jetë: Askush nuk është i plotfuqishëm për të shpikur përveç Allahut. Kjo është prej gabimeve më vulgare, sepse ai që e komenton në këtë mënyrë, nuk  ka shtuar asgjë nga pohimi i mosbesimtarëve. Ata pohonin që askush veç Allahut nuk ka fuqi të shpikë, të krijojë, të furnizojë, të japë jetë dhe ta marrë atë; siç e tregon këtë Allahu i Lartësuar për ta. Megjithatë, ata nuk u bënë muslimanë. Po, ky kuptim që e përmendin, është brenda fjalës La ilahe il-lAllah, mirëpo nuk është ky qëllimi me këtë fjalë.

 

SHIRKU NË TEUHIDIN E ADHURIMIT

Shirku në adhurim është dedikimi i adhurimit në formë të plotë ose të pjesshme dikujt tjetër veç Allahut. Më lart kemi cekur fillimin e shfaqjes së shirkut në tokë, i cili vazhdon të jetë prezent ndër krijesa; përveç tek ata që i ka mëshiruar Allahu.

Shirku është dy llojesh: shirk i madh, i cili të nxjerr nga feja si psh bërja kurban (flijimi) për dikë tjetër veç Allahut, lutja dikujt tjetër veç Tij apo dedikimi i një prej llojeve të adhurimit dikujt tjetër veç Allahut, po ashtu dhe shirk i vogël, i cili nuk të nxjerr nga feja, mirëpo e mangëson Teuhidin. Ky i fundit mund të përshkallëzohet bashkë me personin, derisa ta çojë në shirk të madh. Për shembull: betimi për dikë tjetër veç Allahut, syfaqësia e tepërt, fjala “çfarë dëshiroi Allahu dhe ti”, fjala “sikur mos të ishte Allahu dhe ti” e të ngjashme me këto shprehje të cilat qarkullojnë në gjuhët e njerëzve, ku kuptimi i tyre nuk është për qëllim.

Shirku është shtuar në këtë umet dhe çështja e tij është zmadhuar për shkak të largimit të shumicës së njerëzve nga Kurani dhe Suneti, për shkak të pasimit të verbër të baballarëve dhe gjyshërve të devijuar, për shkak të teprimit në madhërimin e të vdekurve dhe ndërtimen mbi varret e tyre, për shkak të injorancës ndaj asaj çka është realisht feja Islame me të cilën Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ashtu siç thotë prijësi i besimtarëve Umer ibnul Hattab radijAllahu anhu: “Lidhja Islamit zgjidhet nyje pas nyje, kur rritet në Islam ai që nuk e njeh  injorancën”. Shirku gjithashtu është shtuar për shkak të përhapjes së dyshimeve dhe përrallave me të cilat kanë humbur shumica e njerëzve, të cilat i kanë llogaritur si argumente ku mbi to mbështeten për justifikimin e gjëndjes së tyre. Ka prej dyshimeve që janë marrë për argumente nga idhujtarët e popujve të mëparshëm dhe ka prej tyre që janë marrë për argumente nga idhujtarët e këtij umeti.

Prej këtyre dyshimeve janë:

Së pari: është një dyshim që është gati i përbashkët mes gjithë grupeve idhujtare të popujve të ndryshëm, qofshin të vjetër apo të rinj. Ky është dyshimi i argumentimit me atë çka ishin baballarët e gjyshërit dhe se ata e trashëguan këtë besim prej tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:

وَكَذَلِكَ مَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَى أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَى آثَارِهِمْ مُقْتَدُونَ

“Kështu pra, në çdo vend që Ne kemi dërguar paralajmërues para teje, vetëm se paria e tyre tha: “Kemi gjetur baballarët tanë në një fe dhe pas gjurmëve të tyre do të ecim”.[39]

Tek ky dyshim kthehet gjithkush që e ka të pamundur të ngrejë argument. Argumenti i tyre është i paqëndrueshëm dhe pa peshë në fushën e debatit, sepse ata baballarë të cilët i pasuan verbërisht, nuk kanë qenë të udhëzuar, e kush është i tillë nuk lejohet ta pasosh apo ta marrësh shembull. I Lartësuari thotë:

 أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ

“A (mjafton) edhe nëse baballarët e tyre ishin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin të udhëzuar?!”[40]

Po ashtu ka thënë:

 أَوَلَوْ كَانَ آبَاؤُهُمْ لَا يَعْقِلُونَ شَيْئًا وَلَا يَهْتَدُونَ

“A mos baballarët e tyre nuk kanë kuptuar dhe nuk kanë qenë të udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?!”[41]

Pasimi i baballarëve është gjë e lëvduar kur ata kanë qenë në të drejtë. Allahu i Lartësuar thotë për Jusufin alejhis-selam:

وَاتَّبَعْتُ مِلَّةَ آبَائِي إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ مَا كَانَ لَنَا أَنْ نُشْرِكَ بِاللَّهِ مِنْ شَيْءٍ ذَلِكَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى النَّاسِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ

“Unë ndoqa fenë e prindërve të mi; Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. Neve nuk na takoi t’i bëjmë Allahut shirk ndonjë gjë. Ky (besim i drejtë) është prej dhuratave të mëdha të Allahut ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, porse shumica e njerëzve nuk falenderojnë”.[42]

Dhe thotë:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ

“E ata që vetë besuan e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit”.[43]

Ky lloj dyshimi ka hedhur rrënjë në zemrat e idhujtarëve, në mënyrë të atillë që i kundërvihen thirrjeve të Pejgamberëve alejhimus-salatu ues-selam me të. Ja populli i Nuhut, kur Nuhu i tha atyre:

 يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ أَفَلَا تَتَّقُونَ (23) فَقَالَ الْمَلَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَوْمِهِ مَا هَذَا إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُرِيدُ أَنْ يَتَفَضَّلَ عَلَيْكُمْ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَأَنْزَلَ مَلَائِكَةً مَا سَمِعْنَا بِهَذَا فِي آبَائِنَا الْأَوَّلِينَ

“O populli im! Adhuroni vetëm Allahun, nuk keni të adhuruar tjetër me të drejtë veç Tij! A nuk frikësoheni?!” Paria që mohuan nga populli i tij tha: “Ky është vetëm njeri sikur ju dhe dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të donte Allahu, do të zbriste melaike. Ne nuk e kemi dëgjuar një gjë të tillë tek të parët tanë”.[44]

Për argument sollën qëndrimin e baballarëve të tyre, me të cilën iu kundërpërgjigjën asaj me të cilën erdhi pejgamberi i tyre Nuhu alejhsi-selam.

Populli i Salihut i thanë atij:

 أَتَنْهَانَا أَنْ نَعْبُدَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا

“A po na ndalon që të adhurojmë çka adhuruan prindërit tanë?!”[45]

Populli i Shuajbit i thanë atij:

 أَصَلَاتُكَ تَأْمُرُكَ أَنْ نَتْرُكَ مَا يَعْبُدُ آبَاؤُنَا

“A mos vallë a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë çfarë adhuruan prindërit tanë?!”[46]

Populli i Ibrahimit iu përgjigj kështu pasi ai i mundi me argument kur i tha:

إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ (70) قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ (71) قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ (72) أَوْ يَنْفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ (73) قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَلِكَ يَفْعَلُونَ

“Çfarë jeni duke adhuruar?” Thanë: “Adhurojmë idhuj dhe vazhdimisht u jemi përkushtuar atyre”. Ai i tha: “A ju dëgjojnë kur i luteni? Apo mos ju sjellin dobi apo dëm?” Thanë: “Kështu i kemi gjetur të bëjnë edhe prindërit tanë”.[47]

Faraoni i ka thënë Musait:

قَالَ فَمَا بَالُ الْقُرُونِ الْأُولَى

“Tha: “Si është gjendja e popujve të mëparshëm (të cilët janë shembulli ynë)?”[48]

Kështu pra, i gjithë kufri është një fe e vetme. Ithtarët e tij nuk posedojnë argument për të refuzuar të vërtetën, përveç këtij argumenti të rreckosur.

Së dyti: dyshimi tek i cili u kapën idhujtarët Kurejshit dhe të tjerë, është argumentimi me kaderin (caktimin) për të justifikuar gjendjen e shirkut që ndodheshin. Allahu i Lartësuar thotë në suren el En’am:

سَيَقُولُ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا أَشْرَكْنَا وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ شَيْءٍ

“Ata që ishin idhujtarë do të thonë: “Sikur të donte Allahu nuk do të bënin shirk as ne, as prindërit tanë dhe as nuk do të ndalonim ndonjë gjë”.[49]

Në suren en-Nahl thotë:

وَقَالَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا لَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا عَبَدْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ نَحْنُ وَلَا آبَاؤُنَا وَلَا حَرَّمْنَا مِنْ دُونِهِ مِنْ شَيْءٍ

“Ata që bënë shirk thanë: “Sikur të kishte dashur Allahu, as ne dhe as prindërit tanë nuk do të adhuronim ndonjë gjë pos Tij, gjithashtu nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asgjë veç ndalesave të Tij”.[50]

Thotë në suren ez-Zuhruf:

وَقَالُوا لَوْ شَاءَ الرَّحْمَنُ مَا عَبَدْنَاهُمْ

“Dhe thanë: “Sikur të kishte dashur i Gjithëmëshirshmi, ne nuk do t’i adhuronim ata”.[51]

Hafidh Ibën Kethiri thotë tek ajeti i sures el En’am:[52] “Kjo është një përballje të cilën e tregon Allahu i Lartësuar. Ky është një dyshim për të cilin u kapën idhujtarët në shirkun e tyre dhe në bërjen haram të asaj që e bënë. Sipas tyre, meqë Allahu e sheh gjendjen e shirkut në të cilin janë dhe bërjen haram të asaj që bënë, ndërkohë që Ai është i fuqishëm ta ndryshojë duke na udhëzuar në besim dhe duke na penguar nga kufri. Meqë Allahu nuk e ndryshoi gjendjen, kjo do të thotë se ajo që bëjmë është në dëshirën, vullnetin dhe pëlqimin e Tij.

Ky është argument i pabazë dhe i kotë, sepse po të ishte i saktë, nuk do t’i kishte zbritur dënim, nuk do t’i shkatërronte, nuk do t’i dërgonte të dërguarit e Tij të ndershëm dhe t’i bënte këta idhujtarë të shijojnë prej hakmarrjes së Tij të dhimbshme:

 قُلْ هَلْ عِنْدَكُمْ مِنْ عِلْمٍ 

“Thuaj: “A keni kurrfarë diturie” që Allahu është i kënaqur me ju në gjendjen që ndodheni?

فَتُخْرِجُوهُ لَنَا

“E të na e nxirrni neve”, pra, të na e shfaqni, të na e sqaroni e të na e zbuloni neve.

إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ

“Ju ndiqni vetëm supozime”, hamendësi dhe fantazi.

وَإِنْ أَنْتُمْ إِلَّا تَخْرُصُونَ

 “Dhe ju vetëm po trilloni”, po gënjeni për Allahun në atë që pretendoni”. Këtu përfundon fjala e Tij.

Ibën Kethiri po ashtu ka thënë në komentimin e ajetit të sures en-Nahl:[53] “Përmbajtja e fjalës së tyre është se: sikur Allahu i Lartësuar ta urrente atë që bëmë, do t’i kundëvihej me dënim dhe jo ta lejonte që ta bënim. Allahu i Lartësuar thotë duke ia kundërshtuar dyshimin e tyre:

فَهَلْ عَلَى الرُّسُلِ إِلَّا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ

“A kanë të dërguarit obligim tjetër veç përcjelljes së qartë?!”[54]

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ فَمِنْهُمْ مَنْ هَدَى اللَّهُ وَمِنْهُمْ مَنْ حَقَّتْ عَلَيْهِ الضَّلَالَةُ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ

“Vërtetë Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit (çdo gjëje që adhurohet veç Tij). Pati prej tyre që Allahu i udhëzoi e të tjerë që e merituan humbjen, udhëtoni pra nëpër tokë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve”.[55]

Pra, çështja nuk është si pretendoni se Ai nuk ua ka kundërshuar, madje ua ka kundërshuar me forcë, ua ka ndaluar me ndalesë të prerë dhe dërgoi “tek çdo popull”, pra, tek çdo popull dhe bashkësi njerëzish të dërguar. Që të gjithë të dërguarit ftonin tek adhurimi i Allahut dhe ndalonin nga adhurimi i të tjerëve: “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit”. Allahu i Lartësuar ka vazhduar të dërgojë tek njerëzit të dërguar me këtë mesazh, prej kohës kur u shfaq shirku tek bijtë e Ademit, te populli i Nuhut, te të cilët u dërgua Nuhu që ishte i dërguar i parë të cilin Allahu e solli te banorët e tokës, deri sa i përmbylli me Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thirrja e të cilit u shtri tek njerëzit dhe xhinët, nga lindja në perëndim. Të gjithë janë siç thotë Allahu i Lartësuar:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

Ne nuk kemi sjellë asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua![56]

Po ashtu ka thënë:

وَاسْأَلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رُسُلِنَا أَجَعَلْنَا مِنْ دُونِ الرَّحْمَنِ آلِهَةً يُعْبَدُونَ

“Pyet ata që dërguam para teje prej të dërguarve, a lejuam të adhuruar të tjerë përveç të Gjithëmëshirshmit?”[57]

I Lartësuari thotë në këtë ajet madhështor:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ

“Vërtetë Ne kemi dërguar tek çdo popull të dërguar (për t’i thënë): “Adhuroni Allahun dhe largohuni Tagutit (çdo gjëje që adhurohet veç Tij).”[58]

Pas kësaj, si guxon ndonjë idhujtar të thotë: “Po të mos donte Allahu, nuk do të adhuronim veç Tij asgjë”. Dëshira ligjore e Allahut të Lartësuar nuk është prezente tek ta, sepse Ai i ka ndaluar nga kjo gjë përmes gjuhës së të dërguarve të Tij. Kurse përsa i përket dëshirës së Tij të Gjithësishme, që është dhënia atyre mundësi veprimi pasi është caktuar, ata nuk kanë asnjë argument për të. Tha: Allahu i Lartësuari ka njoftuar se i ka kundërshtuar me ndëshkim në Dynja pas paralajmërimit të të dërguarve”. Këtu mbaroi fjala e tij.

Me këtë fjalë, ata nuk kërkojnë justifikim për këtë poshtërsi, sepse nuk besojnë në poshtërsinë e veprave të tyre, madje ata “pandehin se po veprojnë bukur”, ndërkohë që po adhurojnë idhujt:

إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى

Vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut”.[59] Me këtë gjë, ata duan vetëm të argumentojnë se ajo që bëjnë është e drejtë, e ligjëruar dhe e dashur tek Allahu. I Lartësuari i ka kthyer përgjigje, se po të ishte çështja ashtu, nuk do të dërgonte të dërguar për t’i paralajmëruar dhe as do t’i dënonte për të.

Së treti:  prej dyshimeve të tyre është edhe hamendësimi se e shprehura formale e fjalës La ilahe il-lAllah, mjafton për të hyrë në Xhenet edhe nëse njeriu vepron ç’ka vepron prej punëve të kufrit dhe shirkut. Kjo duke u mbështetur në anën sipërfaqësore të haditheve në të cilat citohet se ai që thotë dy dëshmitë,[60] Zjarri i bëhet haram.

Përgjigjja për këtë dyshim është se hadithet e përmendura lidhen me atë që kush thotë La ilahe il-lAllah dhe nuk e rrëzon me shirk, por e thotë me pastërti nga zemra e tij duke mohuar çka adhurohet veç Tij dhe vdes në këtë gjendje, ashtu siç citohet në hadithin e Utbanit: 

“Allahu ia ka bërë haram Zjarrin atij që thotë La ilahe il-lAllah, e me këtë kërkon Fytyrën e Allahut”.[61]

Gjithashtu në sahihun e Muslimit:

“Kush thotë La ilahe il-lAllah dhe mohon çka adhurohet veç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij bëhen haram, kurse llogaria e tij është tek Allahu”.[62]

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka lidhur pacënueshmërinë e pasurisë dhe gjakut me dy gjëra: e para: thënia La ilahe il-lAllah dhe e dyta: mohimi i asaj çka adhurohet veç Allahut. Nuk është mjaftuar vetëm me shprehjen pa përmbajtjen, por patjetër duhet ta thotë e të punojë me të. Fjala La ilahe il-lAllah është shkak për të hyrë në Xhenet, për të shpëtuar nga Zjarri dhe është rrjedhim i saj, mirëpo shkaku dhe rrjedhoja e bëjnë punën e tyre vetëm nëse realizohen kushtet dhe hiqen pengesat.

I është thënë Hasanit  el Basriut, Allahu e mëshiroftë: “Disa njerëz thonë: “Kush thotë La ilahe il-lAllah do të hyjë në Xhenet”. Ai tha: “Kush thotë La ilahe il-lAllah, i kryen detyrimet dhe obligimet e saja, do të hyjë në Xhenet”.

Uehb ibën Munebih i thotë atij që e pyet: “A nuk është La ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit?” Ai tha: “Sigurisht, por çdo çelës ka dhëmbë. Nëse vjen me çelës me dhëmbë do të hapet, e nëse jo, nuk hapet”.  Atëherë si është e mundur që të thuhet se mjafton vetëm shprehja La ilahe il-lAllah për të hyrë në Xhenet?! Edhe nëse ai që e thotë i lutet të vdekurve, i përgjërohet atyre në vështirësi dhe nuk e mohon atë çka adhurohet përveç Allahut?! A nuk vjen kjo vetëm se për shkak të turbullimit me të kotën?!

Së katërti: prej dyshimeve të tyre është pretendimi se në këtë umet Islam nuk ndodh shirku, ndërkohë që ata thonë La ilahe il-lAllah Muhammedun Resulullah dhe, se kjo që ndodh prej tyre në lidhje me evlijatë dhe njerëzit e mirë tek varret e tyre nuk është shirk.

Përgjigjja për këtë dyshim është se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lajmëruar se në këtë umet do të ketë ngjashmëri me çifutët dhe të krishterët në atë çka ndodhen. Pjesë e kësaj është edhe marrja e dijetarëve dhe murgjërve si zota veç Allahut. Thotë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Do të ndiqni rrugët e atyre që kanë qenë para jush njëlloj si pupla (me puplën)[63], deri në (pikën që) sikur të hyjnë në strofkën e Dabit[64], edhe ju do të hyni aty”. Thanë: “Çifutët dhe të krishterët o i Dërguari i Allahut?!” Tha: “Po kush tjetër?”[65]

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka lajmëruar se ky umet do të veprojë atë çka vepruan umetet para tij, ku përfshihen çështjet fetare, zakonore dhe organizative. Në popujt para nesh ka ndodhur shirku, e po ashtu ndodh edhe në këtë umet. Ajo që ka lajmëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndodhur; ja ku janë varret që adhurohen veç Allahut me lloje të ndryshme adhurimesh, ku i dedikohen shumë vepra me qëllim afrimi. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka lajmëruar se Kiameti nuk bëhet pa u bashkangjitur një pjesë nga umeti i tij me idhujtarët dhe deri kur një grup prej umetit të tij të adhurojnë statujat. E transmetojnë Ebu Daudi dhe Ibën Maxheh.[66] Sigurisht që në këtë umet janë shfaqur shirku, besimet shkatërruese dhe sektet e humbura çka shumë njerëz i kanë nxjerrë prej fesë Islame.

Së pesti: prej dyshimeve të tyre është edhe argumentimi me hadithin: “Shejtani i ka humbur shpresat që ta adhurojnë namazlitë në Gadishullin Arabik”. Ky hadith është i saktë, i transmetuar në shumë rrugë në sahihun e Muslimit dhe tek të tjerë.

Ata u argumentuan me hadithin për të treguar pamundësinë e ekzistencës së shirkut në Gadishullin Arabik.

Përgjigjja për këtë vjen në fjalën që ka thënë Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë: “Domethënia është se ai i humbi shpresat për bashkimin e gjithë umetit në shirkun e madh. Gjithashtu Ibën Kethiri e ka aluduar këtë kuptim gjatë komentimit të fjalës së të Lartësuarit:

الْيَوْمَ يَئِسَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ دِينِكُمْ

“Sot, dëshpërohen ata që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju largojnë prej fesë suaj”.[67]

Gjithashtu në hadithin e lartpërmendur, humbja e shpresës i përkatësohet Shejtanit, duke e përcaktuar vepruesin, e nuk thotë “u humb shpresa” duke mos e përcaktuar. Humbja e shpresës nga ana e Shejtanit është veç një mendim dhe supozim i tij, nuk është diçka që vjen nga dituria, sepse ai sigurisht nuk e di të fshehtën. Kjo është një e fshehtë që vetëm Allahu e di. Këtë supozim nga ana e tij, e përgënjeshtrojnë hadithet e vërtetuara nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në të cilat ka lajmëruar për shfaqjen e shirkut në këtë umet pas tij. Gjithashtu e përgënjeshtron realiteti, ku shumë arabë dolën nga Islami pas vdekjes së Pejgamberit  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, me lloje të ndryshme dezertimi. Allahu e di më së miri.

Së gjashti: prej dyshimeve të tyre është lidhja e tyre për çështjen e ndërmjetësimit (shefatit), duke thënë se: nuk kërkojmë prej evlijave dhe njerëzve të mirë të na plotësojnë kërkesat në vend të Allahut, mirëpo duam prej tyre të na ndërmjetësojnë tek Allahu, sepse janë njerëz të mirë e me pozitë tek Allahu subhanehu ue teala dhe, shefati është vërtetuar me Kuran dhe Sunet. Kjo është çfarë kërkojmë prej tyre. 

Përgjigjja: kjo është pikërisht çfarë thanë idhujtarët më parë gjatë justifikimit të lidhjes së tyre me krijesat (në adhurimin) veç Allahut, ashtu siç thotë i Lartësuari për ta:

 أَوْلِيَاءَ مَا نَعْبُدُهُمْ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَا إِلَى اللَّهِ زُلْفَى

Ata që në vend të Tij adhurojnë evlija (thonë për vetet e tyre): “Vërtet ne i adhurojmë ata vetëm që të na afrojnë sa më afër tek Allahu”.[68]

I Lartësuari thotë:

وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنْفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلَاءِ شُفَعَاؤُنَا عِنْدَ اللَّهِ 

 “Adhurojnë përpos Allahut çfarë nuk u sjell as dëm dhe as dobi e më pas thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu”.[69]

Ndërmjetësimi është i vërtetë, por ai është vetëm në pushtetin e Allahut:

قُلْ لِلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ

Thuaju: “I tërë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut; i Tij është pushteti i qiejve dhe i Tokës”.[70]

Ndërmjetësimi kërkohet prej Allahut dhe jo prej të vdekurve. Allahu na ka bërë me dije se ai nuk arrihet vetëm se me dy kushte:

Kushti i parë: leja nga Allahu për ndërmjetësuesin që të ndërmjetësojë, siç thotë i Lartësuari:

 مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ

“E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij?!”[71]

Kushti i dytë: që i ndërmjetësuari të jetë prej atyre që Allahu është i kënaqur me fjalën dhe punën e tij, e ky është besimtari që e veçon Atë në adhurim, siç thotë i Lartësuari:

 وَلَا يَشْفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ارْتَضَى

“Ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur”.[72]

I Lartësuari thotë:

وَكَمْ مِنْ مَلَكٍ فِي السَّمَاوَاتِ لَا تُغْنِي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا إِلَّا مِنْ بَعْدِ أَنْ يَأْذَنَ اللَّهُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَرْضَى

“E sa melekë janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që Allahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të”.[73]

I Lartësuari thotë:

يَوْمَئِذٍ لَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَنُ وَرَضِيَ لَهُ قَوْلًا

“Atë ditë ndërmjetësimi nuk bën dobi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirëshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin”.[74]

Allahu nuk ka lejuar që ndërmjetësimi që kërkohet prej melekëve, as prej pejgamberëve dhe as prej statujave, sepse ai është zotërim vetëm i Tij dhe vetëm prej Tij kërkohet:

قُلْ لِلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا

Thuaju: “I tërë ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut”.[75]

Allahu është që lejon ndërmjetësuesin të ndërmjetësojë, e nëse Ai nuk e lejon, nuk del me ndërmjetësim përpara Tij.  Çështja nuk është si tek krijesat, që ndërmjetësuesit paraqiten edhe nëse nuk u është dhënë leje dhe e pranojnë ndërmjetësimin e tyre edhe nëse nuk janë të kënaqur me ta. I ndërmjetësuari prej krijesave, ia ka nevojën ndërmjetësuesit dhe ndihmës së tij, kështu që detyrohet ta pranojë ndërmjetësimin e tij, edhe nëse nuk e ka lejuar. Kurse Allahu i Patëmetë është i Pasuri – nuk ka nevojë për të tjerët – dhe nuk ka nevojë për askënd, ndërsa çdo njeri është nevojtar për Allahun. Gjithashtu krijesa nuk i di të gjitha çështjet e nënshtetasve të tij, derisa ndërmjetësuesit t’ia komunikojnë, kurse Allahu subhanehu ue teala është i Gjithëdijshëm për çdo gjë, nuk i fshihet asgjë prej gjendjeve ku ndodhen krijesat e Tij dhe nuk ka nevojë që t’ia komunikojnë.  Realiteti i ndërmjetësimit tek Allahu i Patëmetë, është se Allahu  subhanehu i dhuron mirësi njerëzve të Ihlasit,[76] kështu që ua fshin gabimet dhe ua fal me ndërmjetësimin e lutjes së atij që Ai e lejon të ndërmjetësojë, në mënyrë që ta nderojë me këtë gjë.

Së shtati: prej dyshimeve të tyre është edhe fjala se evlijatë dhe njerëzit e mirë kanë pozitë tek Allahu, ashtu siç thotë i Lartësuari:

أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ (62) الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ (63) لَهُمُ الْبُشْرَى فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ

“Ta dini se për miqtë e Allahut (evlijatë) ska kurrfarë frike dhe as do të brengosen. (Këta janë ata) të cilët besuan dhe ishin të devotshëm. Për ta ka përgëzim në jetën e dynjasë dhe në ahiret”.[77]

Prej madhërimit dhe dashurisë së tyre është lidhja e zemrës me ta dhe kërkimi i bereqetit nga gjurmët e tyre. Po kështu është edhe lutja e Allahut me pozitën dhe me të drejtën e tyre, apo të ngjashme me këto.

Përgjigjja është se të gjithë besimtarët janë evlija të Allahut. Ata në këtë dallohen sipas besimit dhe punëve të tyre të mira, mirëpo ta thuash në mënyrë të sigurtë se një person i caktuar është prej evlijave të Allahut, kjo ka nevojë për argument nga Kurani dhe Suneti. Nëse Kurani dhe Suneti dëshmojnë për dikë që është prej eviljave, atëherë edhe ne e dëshmojmë. Nëse Kurani dhe Suneti nuk e dëshmojnë një gjë të tillë, atëherë edhe ne nuk jemi kategorik në të, mirëpo shpresojmë për besimtarin të mirën. Po edhe në qoftë se është vërtetuar në Kuran dhe Sunet që dikush është prej evlijave të Allahut, për ne nuk lejohet teprimi me të, as kërkimi i bereqetit prej tij, as t’i lutemi Allahut me pozitën dhe me të drejtën e tij, sepse këto janë prej rrugëve të shirkut dhe bidateve të ndaluara.

Ne i duam njerëzit e mirë dhe i marrim si shembull në punët e mira dhe në cilësitë e bukura, mirëpo nuk e teprojmë me ta dhe t’i ngrejmë më tepër se pozita e tyre. Ska dyshim, se teprimi me njerëzit e mirë është fillesa e shirkut, siç ka ndodhur në popullin e Nuhut kur ata i kaluan kufijtë me njerzit e mirë, gjersa përfunduan duke i adhuruar ata veç Allahut. Kështu ka ndodhur shirku në adhurim edhe në këtë umet; për shkak të teprimit me njerëzit e mirë. Allahu dhe i Dërguari i Tij na kanë paralajmëruar prej teprimit. Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ

“Thuaj: “O ithtarë të Librit, mos e teproni në fenë tuaj!”[78]

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:

“Mos më mbilavdëroni ashtu si të krishterët mbilavdëruan të birin e Merjemes; unë jam vetëm një rob, andaj thoni: rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij!”[79]

Fjala el Itra (mbilavdërim) do të thotë tejkalimi i kufijve në lavdërim. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i lutemi vetëm Atij, pa ndërmjetësimin e ndonjërit prej evlijave, apo ndonjë tjetri dhe na ka premtuar që do të na përgjigjet. Ai kurrë nuk e thyen premtimin e Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ

“Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua, Unë ju përgjigjem!”[80]

Po ashtu ka thënë:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

“Kur robërit e Mi të të pyesin për Mua, (thuaji se) Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet”.[81]

Gjithashtu thotë:

ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً

“Luteni Zotin tuaj të përulur dhe në heshtje”.[82]

Allahu i Lartësuar thotë:

فَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ

“Lutjuni Atij duke ia përkushtuar adhurimin!”[83]

E kështu me rradhë, në të gjitha ajetet do të gjesh urdhërin për t’iu lutur Allahut drejtpërdrejt, pa asnjë ndërmjetës. Evlijatë dhe njerzit e mirë janë robër dhe nevojtarë për Allahun. I Lartësuari thotë:

أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ وَيَرْجُونَ رَحْمَتَهُ وَيَخَافُونَ عَذَابَهُ

Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre dhe garojnë se cili prej tyre është më i afërt (tek Allahu), duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij”.[84]

El Aufi transmeton nga Ibën Abasi lidhur me ajetin: “Njerëzit e shirkut thonin: “Adhurojmë melekët, Mesihun dhe Uzejrin”, kështu që Allahu i Lartësuar tha:

أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ

Vetë ata që idhujtarët u luten…”[85]

Pra, vetë melekët që adhurohen nga ana e tyre, ata vetë shpejtojnë në kërkimin e afrimit tek Allahu, shpresojnë mëshirën dhe i frikësohen dënimit të Tij. Kush është i tillë, nuk është për t’u lutur bashkë me Allahun”.[86]

Shejhu i Islamit Ibën Tejmije, thotë: “Ajeti është i përgjithshëm dhe përfshin çdo të adhuruar që ka qenë adhurues i Allahut, qoftë ky prej melekëve, xhinëve apo njerëzve. Ajeti i drejtohet çdo personi që lut dikë veç Allahut dhe ky i lutur kërkon afrim tek Allahu, shpreson mëshirën dhe frikësohet nga dënimi i Tij. Çdo njeri që i lutet një të vdekuri apo dikujt që nuk është prezent, prej pejgamberëve apo njerëzve të mirë, me shprehjen e të kërkuarit ndihmë apo me shprehje të tjera, ky ajet e ka përfshirë ashtu siç ka përfshirë atë që i lutet melekëve dhe xhinëve”.[87]

Së teti: prej dyshimeve të tyre është argumentimi me fjalën e Allahut të Lartësuar:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَابْتَغُوا إِلَيْهِ الْوَسِيلَةَ

“O ju që besuat! Kini frikë Allahun dhe kërkoni afrim te Ai!”[88]

Dhe me fjalën e të Lartësuarit:

أُولَئِكَ الَّذِينَ يَدْعُونَ يَبْتَغُونَ إِلَى رَبِّهِمُ الْوَسِيلَةَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ

Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre dhe garojnë se cili prej tyre është më i afërt (tek Allahu)”.[89]

Duke kuptuar prej këtyre dy ajeteve ligjërimin e marrjes së ndërmjetësve mes tyre dhe Allahut, si pejgamberët dhe njerëzit të mirë, ku kërkonin afrim me ata vetë, me të drejtën dhe me pozitën e tyre.

Përgjigjja është se afrimi në këto dy ajete nuk është ashtu siç e kuptuan ata, por qëllimi me to është t’i afrohesh Allahut me punë të mira. Teuesuli (afrimi) është dy llojesh: i ligjëruar dhe i ndaluar. I lejuari është disa lloje: ku prej tyre janë:

  1. Teuesul tek Allahu me emrat dhe cilësitë e Tij, ashtu siç ka thënë i Lartësuari:

وَلِلَّهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا

“Allahu ka emrat më të bukur, pra luteni me to!”[90]

Apo siç mund të thotë muslimani: “O Allah, o më Mëshiruesi i mëshiruesve, o Hannan[112], o Dhuruesi i Madh, o Zotëruesi i Madhështisë dhe Nderimit, Ty të lutem këtë dhe këtë”.

  1. Teuesul tek Allahu duke shfaqur varfërinë dhe nevojën tek Ai subhanehu, ashtu siç tha Ejubi alejhis-selam:

أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ

“Mua më ka prekur vuajtja dhe Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve”.[91]  Siç tha edhe Zekerija alejhis-selam:

قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْبًا وَلَمْ أَكُنْ بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيًّا

“Tha: “Zoti im, mua më janë dobësuar eshtrat, në kokë më janë përhapur thinjat dhe me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë s’kam qenë i humbur!” [92] Ashtu siç tha edhe Dhennuni (Junusi) alejhis-selam:

 أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Teje, Ti je i Patëmetë, unë i bëra vetes të padrejtë!”[93]

  1. Teuesul tek Allahu me punët e mira, ashtu siç është tek fjala e të Lartësuarit:

رَبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا رَبَّنَا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا

“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e thoshte): “Besoni Zotin tuaj!” E ne besuam! Zoti ynë na i fal gjynahet dhe na i mbulo të metat tona!”[94]

Edhe në ngjarjen e atyre të treve të cilëve shkëmbi ua zuri hyrjen. Ata iu lutën Allahut me punët e tyre të mira dhe Ai i dha rrugëdalje. Pikërisht ky është edhe teuesuli i përmendur në këto dy ajetet e nderuara me të cilat kundërshtari është argumentuar me to; është teuesuli (afrimi) tek Allahu i Lartësuar me veprat e mira.

  1. Teuesul tek Allahu i Lartësuar me lutjen e njerëzve të mirë. Kjo kur shkon tek një njeri i mirë dhe i gjallë për t’i thënë: “Lute Allahun për mua”, ashtu siç i tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem disa prej shokëve të tij: “Mos na harro o vëllai im në lutjen tënde!”[95] Ashtu siç kërkonin sahabët radijAllahu anhum nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që ta luste Allahun për ta dhe, e kërkonin gjithashtu lutjen edhe nga njëri tjetri.

Përsa i përket teuesulit të ndaluar: ai është teuesuli me vetë krijesat, me të drejtën dhe me pozitën e tyre, si të thotë dikush: “Të lutem me filanin, apo me të drejtën e filanit, apo me pozitën e tij”, i gjallë apo i vdekur qoftë ai. Ky është bidat i ndaluar dhe shteg nga shtigjet e shirkut, e nëse njeriu afrohet tek krijesa – me të cilin po bën teuesul – me ndonjë gjë prej llojeve të adhurimit, atëherë ai është shirk i madh – Allahu na mbroftë nga kjo – si për shembull të bëjë kurban për evlijatë, të zotohet për varrin e tyre, apo t’i thërrasë dhe të kërkojë prej tyre ndihmë, e të tjera si këto.

I lutemi Allahut që t’i bëjë muslimanët të qartësuar në fenë e tyre, t’i ndihmojë kundër armiqve dhe t’i udhëzojë të humburit e tyre.

Së nënti: prej dyshimeve është edhe kapja mbas disa haditheve për të cilat hamendësojnë se janë argument pro tyre, si për shembull hadithi të cilin e transmeton Tirmidhiu në librin e tij “El Xhamij” me zinxhir transmetimi nga Uthman ibn Hanif, se një burrë i verbër erdhi tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha: “Lutju Allahut të më shërojë!” I tha: “Nëse do, i lutem dhe nëse do, duron e kjo është më e mirë për ty?” Ai tha: “Lutju!” Pas kësaj e urdhëroi të marrë abdes në mënyrë të mirë dhe të lutet me këtë lutje: “O Allah! Unë të lutem Ty dhe të drejtohem me (lutjen e) Pejgamberit Tënd Muhamed, Pejgamberin e mëshirës. Unë u drejtova bashkë me të tek Zoti im në nevojën time që të kryhet. O Allah! Pranoje ndërmjetësimin e tij për mua!” Tirmidhiu thotë:  “Ky hadith është hasen-sahih garib, e njohim vetëm nga transmetimi i Ebu Xhaferit dhe nuk është el Hatmi”.

Thanë: “Në këtë hadith ka argument për drejtimin tek Allahu dhe për lutjen e Tij me Pejgamberin Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”.

Përgjigjja: ky hadith, nëse është i saktë është jashtë fushës së mospajtimit. Ky i verbër kërkoi nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të lutet për të dhe iu drejtua Allahut me lutjen e tij, bashkë me prezencën e tij dhe kjo gjë është e lejuar; që të shkosh tek një njeri i mirë dhe i gjallë e të kërkosh prej tij që t’i lutet Allahut për ty. Nuk ka argument në të për teuesulin dhe drejtimin nga të vdekurit dhe nga ata që mungojnë.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e urdhëroi këtë të verbër që t’i lutet Allahut e t’ia pranojë ndërmjetësimin e Pejgamberit të Tij për të. Këtu kemi kërkimin e shefatit prej Allahut të Lartësuar dhe kërkimin e shërimit vetëm nga Allahu. Në hadith nuk ka më shumë se kaq. Ai nuk argumenton lejimin e teuesulit me vetë krijesat, thirrjen e të vdekurve dhe të atyre që mungojnë.

Ata gjithashtu morën për argument një hadith të trilluar, ku trasmetojnë se gjoja Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Bëni teuesul me pozitën time, sepse pozita ime tek Allahu është e madhe”. Ky hadith është i trilluar, i shpikur ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ashtu siç e ka përmendur Shejhu i Islamit Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Së dhjeti: prej dyshimeve të tyre është edhe mbështetja tek përrallat dhe ëndërrat. Si për shembull, filan burrë vjen te varri i filanit dhe i ndodh kështu e ashtu. Filani ka parë në ëndërr kështu e ashtu.

Si për shembull një përrallë që e tregojnë disa prej tyre: El-Atbi tha: “Isha ulur tek varri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur vjen një beduin që tha: “Es-Selamu alejke o i Dërguari i Allahut, unë kam dëgjuar Allahun të thotë:

وَلَوْ أَنَّهُمْ إِذْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ جَاءُوكَ فَاسْتَغْفَرُوا اللَّهَ وَاسْتَغْفَرَ لَهُمُ الرَّسُولُ لَوَجَدُوا اللَّهَ تَوَّابًا رَحِيمًا

“Dhe në qoftë se ata, kurdo që ta ngarkonin veten (me gjynahe), të vinin te ti për t’i kërkuar falje Allahut dhe i Dërguari t’i lutej Allahut për shfajësimin e tyre, do ta vërenin, se Allahu, me të vërtetë, është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë”.[96]

Të erdha duke kërkuar falje për gjynahun tim dhe duke kërkuar ndërmjetësim me ty tek Zoti im”, pastaj filloi të thotë vargjet:

“O më i miri i varrosur në Tokë dhe më i madhi i saj

të pastër u bënë dheu dhe toka

kurban bëhem për varrin që ti e banon

ndershmëria, bujaria e fisnikëria në të qëndron”.

Pastaj beduini u largua, mua m’u mbyllën sytë dhe pashë Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në gjumë që tha: “O Atbi! E vërteta është me beduinin, andaj përgëzoje se Allahu e ka falur”.

Përgjigjja për këtë është se përrallat dhe ëndërrat nuk merren për argument  ku mbi të cilat të ngresh ligje dhe besime. Fjala e të Lartësuarit:

جَاءُوكَ

Të vinin te ti”, qëllimi me këtë është shkuarja tek ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem gjatë jetës, e jo tek varri i tij. Argumenti është se askush prej sahabëve dhe pasuesve të tyre me mirësi, nuk shkonin tek varri i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e t’i luteshin që të kërkojë falje për ta, megjithëse ata kishin zell të madh për të mirën dhe zbatimin e urdhërave. Nëse kjo do të ishte e lejuar, do ta bënin ata së pari.

Së njëmbëdhjeti: prej dyshimeve të tyre është argumentimi se tek varret janë realizuar disa prej kërkesave të tyre dhe gjëra të tilla, si për shembull fjala e tyre: “Filani u lut tek varri i filanit” apo “thirri emrin e sheh filanit” apo “filan njeriu të mirë dhe iu plotësua dëshira”.

Përgjigjja është se plotësimi i disa kërkesave të idhujtarit nuk argumenton lejimin e shirkut në të cilin ndodhet, sepse kjo ka ndodhur kur ka ardhur caktimi dhe kaderi, ndërsa ai mendoi se është për shkak të lutjes së këtij shehu apo njeriu të mirë. Ka mundësi gjithashtu që kjo të ndodhë si përshkallëzim dhe sprovim për të, andaj kjo nuk tregon lejimin e lutjes së dikujt veç Allahut.

Kështu pra, idhujtarët i gjetëm që nuk posedojnë asnjë argumet të saktë që justifikon shirkun, andaj ata janë ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

وَمَنْ يَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ لَا بُرْهَانَ لَهُ بِهِ فَإِنَّمَا حِسَابُهُ عِنْدَ رَبِّهِ إِنَّهُ لَا يُفْلِحُ الْكَافِرُونَ

“E kush lut me Allahun edhe ndonjë të adhuruar tjetër, për të nuk ka kurrfarë fakti”.[97]

Nëse shirku nuk bazohet mbi fakte dhe argumente, padyshim që Teuhidi është ngritur mbi fakte të padiskutueshme dhe argumente të qarta:

 أَفِي اللَّهِ شَكٌّ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ 

“A ka ndonjë dyshim për Allahun (që është i Adhuruari i Vetëm ashtu siç është Krijuesi i Vetëm), Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?!”[98]

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ (21) الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ فِرَاشًا وَالسَّمَاءَ بِنَاءً وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ فَلَا تَجْعَلُوا لِلَّهِ أَنْدَادًا وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ

“O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve dhe ata para jush, ashtu që të jeni të devotshëm. Atë, i Cili  tokën ua bëri shtrat e qiellin kulm dhe prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju nxorri lloje frutash si ushqim për ju, andaj mos i bëni Allahut ortakë (në adhurim)duke qënë se jeni të vetëdijshëm (që Ai nuk ka të ngjashëm si në krijim dhe në adhurim)”.[99]

Së dymbëdhjeti: krerët e Sufive bashkë me ata që i ndjekin qorrazi, pretenduan se shirku na qënka animi tek dynjaja dhe angazhimi me kërkimin e saj.

Përgjigjja është se me këtë duan të mbulojnë gjendjen në të cilën ndodhen prej shirkut të madh, i cili pasqyrohet tek ta në adhurimin e varreve dhe teprimin që bëjnë në lidhje me shehlerët.

Kurse sa i përket kërkimit të dynjasë në formën e lejuar, kjo bën pjesë në atë që Allahu na ka urdhëruar dhe nëse qëllimi është ndihmesa me të në bindje të Allahut, atëherë ajo është adhurim dhe Teuhid.

 

MBYLLJE

Në vijim: sigurisht që shirku është lloji më i madh i padrejtësisë, Allahu i Lartësuar thotë:

 إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ

“Padyshim që shirku është padrejtësi e madhe”.[100]

Shirkun nuk e përfshin falja e Allahut nëse njeriu vdes në këtë gjendje, Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

 “Vërtet Allahu nuk fal që t’i bëhet Atij shirk dhe fal çdo gjë tjetër atij që dëshiron.”[101]

Idhujtarit i bëhet haram Xheneti përjetësisht:

إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ

“Kush i bën shirk Allahut, Allahu ia ka bërë të ndaluar Xhenetin dhe vendbanimi i tij është Zjarri”.[102]

Idhujtari është i papastër dhe nuk i lejohet të hyjë në tokën Haram të Allahut.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْمُشْرِكُونَ نَجَسٌ فَلَا يَقْرَبُوا الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ بَعْدَ عَامِهِمْ هَذَا

“O ju që keni besuar, vërtet idhujtarët janë të papastër, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më Xhamisë Haram”.[103]

Idhujtari e ka gjakun dhe pasurinë hallall:

فَإِذَا انْسَلَخَ الْأَشْهُرُ الْحُرُمُ فَاقْتُلُوا الْمُشْرِكِينَ حَيْثُ وَجَدْتُمُوهُمْ وَخُذُوهُمْ وَاحْصُرُوهُمْ وَاقْعُدُوا لَهُمْ كُلَّ مَرْصَدٍ فَإِنْ تَابُوا وَأَقَامُوا الصَّلَاةَ وَآتَوُا الزَّكَاةَ فَخَلُّوا سَبِيلَهُمْ

“Kur të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, robërojini, ngujojini dhe zijini pritë në çdo shteg! Në qoftë se pendohen, e kryejnë namazin dhe japin zekatin, atëherë lëshojani rrugën”.[104]

Idhujtari ka humbur dukshëm dhe ka trilluar një mëkat të madh. Ai ka rënë në nivel të ulët, larg nga Teuhidi i lartë:

 وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ السَّمَاءِ فَتَخْطَفُهُ الطَّيْرُ أَوْ تَهْوِي بِهِ الرِّيحُ فِي مَكَانٍ سَحِيقٍ

“Kush i bën shirk Allahut është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur”.[105]

Me idhujtarin nuk lejohet martesa:

وَلَا تَنْكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ وَلَا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُوا وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ

“Mos u martoni me idhujtare derisa të besojnë! Një robëreshë besimtare është më e mirë se idhujtarja, edhe nëse ju mahnit. Mos u martoni me idhujtarë derisa të besojnë! Një rob besimtar është më i mirë se një idhujtar, edhe nëse ju mahnit”.[106]

Idhujtarit nuk i pranohet puna dhe as i nuk i quhet adhurimi:

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Vërtet, ty dhe atyre para teje ju është shpallur: “Nëse bën shirk, do të asgjësohet puna dhe do të jesh prej të humburve”.[107]

 وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Sikur të bënin shirk, do t’u shkatërrohej ajo që punuan”.[108]

Kërkojmë strehim tek Allahu prej dyshimit, shirkut, kufrit, dyfytyrësisë, moraleve të ulëta dhe ndryshimit për keq në pasuri, familje dhe fëmijë.

O Allah, na e mundëso ta shohim të vërtetën si të vërtetë dhe na e mundëso pasimin e saj, po ashtu na e mundëso ta shohim të kotën si të kotë dhe na e mundëso largimin prej saj!

سُبْحَانَ رَبِّكَ رَبِّ الْعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ (180) وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ (181) وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

“I Patëmetë është Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm nga ajo që i përshkruajnë. Shpëtimi është për të Dërguarit dhe lavdia i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë”.[109]

سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ

“I Patëmetë dhe i Lartësuar është Ai, nga çka i shoqërojnë (idhujtarët) ”.[110]

سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يَقُولُونَ عُلُوًّا كَبِيرًا

“I Patëmetë është Ai dhe i Lartësuar shumë lart nga ajo çka thonë (prej shirkut dhe devijimit)”.[111]

Lëvdata e Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

 

Shkroi: Dr. Salih el Feuzan

Përktheu: Jusuf Kapidani

__________________

[1] El Earaf: 59.

[2] En-Nahl:36.

[3] Edh-Dharijat: 56.

[4] Buhariu 13/300 dhe Muslimi 30.

[5] El Isra’: 23.

[6] El En’am: 151.

[7] El Fatiha: 5.

[8] Muslimi 2047.

[9] El Bekareh: 213.

[10] Junus: 19.

[11] Tefsir Ibëni Kethir 1/250.

[12] Igathetul-lehfan 2/201.

[13] Nuh: 23.

[14] Buhariu 1/133.

[15] Igathetul-lehfan 2/202.

[16] Igathetul-lehfan 2/218, 219, 229, 230, 231, 233.

[17] Junus:31.

[18] Sad: 5.

[19] El En’am:102.

[20] Ez-Zumer: 38.

[21] El Xhathijeh: 24.

[22] El Xhathijeh: 24.

[23] Et-Tur: 35-36.

[24] Lukman: 11.

[25] Ahkaf: 4.

[26] El Isra’: 102.

[27] En-Neml: 14.

[28] El Ankebut: 38.

[29] El Bekareh: 21-22.

[30] Ez-Zuhruf: 26-27.

[31] En-Nahl:36.

[32] El Bekareh: 256.

[33] El Fet’h: 10.

[34] Sad: 5.

[35] El Earaf: 70.

[36] Hud: 62.

[37] Nuh: 23.

[38] Siç përmendet në librat e akides që janë shkruar sipas mënyrës së filozofëve. Shiko për shembull librin “Risaletu et-Teuhid” të Muhamed Abduh.

[39] Ez-Zuhruf: 23.

[40] El Maideh: 104.

[41] El Bekareh: 170.

[42] Jusuf: 38.

[43] Et-Tur: 21.

[44] El Mu’minun: 23-24.

[45] Hud: 62.

[46] Hud: 87.

[47] Esh-Shuara’: 70-74.

[48] TaHa: 51.

[49] El En’am: 148.

[50] En-Nahl: 35.

[51] Ez-Zuhruf: 20.

[52] Tefsir Ibni Kethir 2/186.

[53] Tefsir Ibni Kethir 2/586-587.

[54] En-Nahl: 35.

[55] En-Nahl:36.

[56] El Enbija’: 25.

[57] Ez-Zuhruf: 45.

[58] En-Nahl: 36.

[59] Ez-Zumer: 3.

[60] Pra, La ilahe il-lAllah, Muhammedun Resulullah. (shp)

[61] Transmeton Muslimi 1/456.

[62] Transmeton Muslimi 1/53.

[63] Si puplat në fund të shigjetës, që të katërta ato janë të ngjashme. (shp)

[64] Një lloj zvarraniku që grykën e strofkës së tij e bën shumë të ngushtë në lidhje me përmasat e tij. (shp)

[65] Transmeton Buhariu 13/300 Fet’hul Barij.

[66] Shiko Sunen Ebi Daud 4252.

[67] El Maideh: 3.

[68] Ez-Zumer: 3.

[69] Junus: 18.

[70] Ez-Zumer: 44.

[71] El Bekareh: 255.

[72] El Enbija’: 28.

[73] En-Nexhm: 26.

[74] TaHa: 109.

[75] Ez-Zumer: 44.

[76] Njerëzit që ia kanë përkushtuar adhurimin vetëm Allahut. (shp)

[77] Junus: 62-64.

[78] El Maideh: 77.

[79] Transmeton Buhariu 6/478, Fet’hul Barij.

[80] Gafir: 60.

[81] El Bekareh: 186.

[82] El Earaf: 55

[83] Gafir: 65.

[84] El Isra’: 57.

[85] El Isra’: 57.

[86] Tefsir Ibni Kethir 3/46.

[87] Mexhmu’ fetaua shejkhil Islam 11/529.

[88] El Maideh: 35.

[89] El Isra’: 57.

[90] El Earaf: 180.

[91] El Enbija’ 83.

[92] Merjem: 4.

[93] El Enbija’: 87.

[94] Aal Imran: 193.

[95] Transmetojnë Ebu Daudi 1498 dhe Tirmidhiu 3557.

[96] En-Nisa’: 64.

[97] El Mu’minun: 117.

[98] Ibrahim: 10.

[99] El Bekareh: 21-22.

[100] Lukman: 13.

[101] En-Nisa’: 48.

[102] El Maideh: 72.

[103] Et-Teubeh: 28.

[104] Et-Teubeh: 5.

[105] El Haxh: 31.

[106] El Bekareh: 221.

[107] Ez-Zumer: 65.

[108] El En’am: 88.

[109] Es-Saffat: 180-182.

[110] En-Nahl: 1.

[111] El Isra’: 43.

[112] Thotë El Hatabi: El Hannan do të thotë Zotëruesi i mëshirës dhe dhemshurisë. (shp)