REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhPastërtia

Origjina në pastrim – Shejh Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Pyetja 65: shejh i nderuar, cila është origjina në pastrim?

Përgjigjja: sa i përket pastrimit nga hadethi, atëherë origjina është pastrimi me ujë dhe s’ka pastrim tjetër veç ujit, qoftë ujë i pastër apo ujë që ka ndryshuar vetitë me diçka të pastër; sepse mendimi më i saktë lidhur me ujin që i ndryshon vetitë me gjëra të pastra dhe vazhdon të emërtohet “ujë”, është se ai vazhdon të ketë vetinë e pastërtisë, madje ai është i pastër në vetvete dhe pastrues për të tjerët.

Nëse nuk gjen ujë, apo kihet frikë nga ndonjë dëmtim nëse ai përdoret, atëherë kalon për tek Tejemumi duke e goditur tokën me duar, më pas fshin fytyrën me to e më pas fshin duart me njëra-tjetrën. Kjo sa i përket pastrimit nga hadethi.

Sa i përket pastrimit nga ndyrësirat, atëherë pastrimi kryhet me çdo gjë që e largon ndyrësirën, qoftë ujë apo diçka tjetër. Kjo, sepse me pastrim të ndyrësisë është për qëllim largimi i objektit të ndyrë me çfarë do gjë që e heq. Nëse objekti i ndyrë hiqet me ujë, apo benzinë, apo me një lëng tjetër, apo hiqet plotësisht me një objekt të ngurtë, atëherë kjo e fundit konsiderohet pastrim për të. Në këtë mënyrë arrijmë të njohim dallimin sesi bëhet pastrimi nga ndyrësirat dhe pastrimi nga hadethi.

 

Burimi: Fik’hul ibadat fq. 114-115.

Përktheu: Besmir Cacani