REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Menhexh • Metoda e thirrjes

Thirrja për tek Allahu me shaka dhe të qeshura – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Pyetësi thotë: a janë prej metodave të thirrjes në Islam shakatë dhe bërja e njerëzve të qeshin, me qëllim fitimin e zemrave të tyre drejt Fesë? Cilat janë metodat e sakta për të bërë thirrje? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: thirrja nuk bëhet me lojë, me të qeshur dhe tallje, mirëpo, thirrja bëhet përmes Kuranit, Sunetit dhe këshillave; nuk bëhet me tallje, qeshje apo të ngjashme. Gjithashtu këto gjëra nuk bëjnë pjesë tek butësia, sepse ndoshta ndonjëri thotë që këto bëjnë pjesë tek butësia.

Butësia nuk është përmes talljes, apo përmes gjërave që të dërgojnë në tallje. Këto gjëra e ulin pozitën e thirrësit. Kur ai të shikohet duke qeshur dhe duke i bërë të tjerët të qeshë, ai do ta humbasë vlerën e tij dhe do të bëhet si barceletaxhi, e jo si thirrës për tek Allahu. Do të shndërrohet në aktor. Këto gjëra e ulin vlerën e thirrjes dhe të thirrësit. Thirrësi bën thirrje për tek Allahu me seriozitet, përmes Kuranit dhe Sunetit. Nuk është përmendur në Kuran dhe Sunet se tallja dhe shakatë janë prej metodave të thirrjes për tek Allahu azze ue xhel-le. Allahu i thotë Pejgamberit të Tij:

ادعوا إلى سبيل ربك بالحمكة و الموعظة الحسنة و جادلهم بالتي هي أحسن

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë!” en-Nahl:125

Me urtësi d.m.th. me dituri dhe duke e vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Të paditurit i flet me atë gjë që e kupton, të diturit i flet me atë që e kupton, prijësit i flet ashtu siç i takon dhe gjithsecilit i drejtohesh me fjalët që i përshtaten; kjo është urtësia.

Po ashtu, urtësi është dituria sepse nuk mund të thërrasësh duke qenë injorant. Këshilla e mirë dhe debatimi me formën më të mirë [këto janë prej urtësisë], nuk janë shakatë dhe as nuk është përcjellë që shakatë janë prej metodave të thirrjes. Këto gjëra e ulin vlerën e thirrjes dhe thirrësit, ndërsa ai shndërrohet në njeri të pavlerë tek njerëzit, sepse është i përçmuar. Nuk duhet të shpikim gjëra rreth thirrjes që nuk kanë të bëjnë me menhexhin tonë.

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani