Shejh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Pyetësi thotë: a lejohet që njeriu të marrë kotelen nga nëna e saj, e pastaj ta ushqejë vetë? Apo merr gjynah me këtë gjë?
Përgjigjja: po, ai nuk duhet të ndajë mes nënës dhe fëmijës; qofshin kafshë apo të tjerë.
“Kush ndan mes nënës dhe fëmijës së saj, Allahu do ta ndajë atë nga të dashurit e tij në Ditën e Gjykimit.” (hadith i saktë).
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani